E Diel, 1 Nëntor 2026

Lutaj: Marifeti me shenjat në fletët e votimit u bë që në zgjedhjen e presidentit

Share

Deputeti socialist, Piro Lutaj, thotë se manovra me shenjat në fletët e votimit është bërë më parë gjatë zgjedhjes së presidentit. Një skemë e tillë do përsëritej edhe gjatë zgjedhjes së kandidatit për në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Lutaj sjell në kujtesë për Shqip momentin kur ai ishte në sekretariatin e votimit për presidentin pesë vite më parë.

Gjatë procesit të votimit vura re se diçka nuk shkonte, ndërkohë që fletëve të votimit iu ishin vendosur inicialet e emrave, posaçërisht T.D, V.D dhe S.N. I bllokova në moment ato fletë votimi dhe deputetët e mësipërm, pasi morën fletë të tjera, votuan hapur në tavolinën e sekretariatit, madje të irrituar për shkak të mosbesimit që u reflektua publikisht ndaj tyre, thotë Lutaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›