E Diel, 1 Nëntor 2026

Partia e Topit, 10 deputetë: S votojmë presidentin politik

Share

Burimet, të cilat u referohet gazeta “Shqiptarja.com”, brenda grupit organizator të partisë së re të Topit, bëjnë me dije se janë 10 deputetë të PD që do shkëputen nga partia e Berishës për t’iu bashkangjitur partisë së re. Daljen kundër PD, këta deputetë do ta japin që në votimin e Presidentit të ri, pas largimit të Topit nga poltroni i kreut të shtetit, pikërisht në korrik të këtij viti kur të startojë gara presidenciale.

“Duke qenë e sigurt që votimi për kreun e ri të shtetit sipas Kushtetutës do të jetë i fshehtë dhe me kuti, dhe aspak me elektronikë siç ndodhi me anëtarin e ri të KLD, Elis Çefa, këta 10 deputetë nuk do ta hedhin votën për asnjë kandidat të PD. ” shkruan sot gazeta në kryeartikullin e saj ku boton dhe emrat e deputetëve që pritet të largohen nga PD dhe ti bashkohen partisë së re të spektrit të djathtë.

Pritet që Partia e re e Topit të shpallet deri në fund të prillit. Pikërisht në javën e fundit të këtij muaji, kjo parti do të startojë me kryetar Gazmend Oketën dhe drejtues kryesor Aleksandër Biberaj, deri në momentin kur të zhvillohet Kongresi në shtator për zgjedhur forumet drejtuese, strukturat drejtuese dhe kryetarin e ri të partisë që do të jetë kreu aktual i shtetit Bamir Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›