Lutaj ikën nga Ceka, shkon te PS
Pirro Lutaj i bashkohet grupit të PS-së, duke braktisur kreun e PAD-së, Neritan Cekën.
Edhe pse në Angli, Lutaj nuk ka ngurruar t'i shkruajë një letër kryetares së grupit të PS-së, për t'u bashkangjitur socialistëve. Kjo lëvizje vjen menjëherë pas takimit të kreut të PAD-së, Ceka me Kryeministrin Berisha. Që të dy u takuan tri ditë më parë në hotel "Sheraton". "Largohem nga partia, pasi nuk gjej më hapësira në PAD", mësohet se janë arsyet e largimit të Lutajt. Ai ndryshe nga Ceka është pro ndryshimeve kushtetuese, të cilat i ka votuar në seancën e 21 prillit. "Duke votuar në union me shumicën e deputetëve të opozitës, kam fituar mundësinë e rikthimit në përkatësinë partiake, së cilës i shërbeva me gatishmërinë e parë konkurruese në zgjedhjet e vitit 2005 dhe se kandidimi me PAD në zgjedhjet e 2005-ës ishte ofertë e detyrim ndaj PS-së", thekson Lutaj në letrën e tij. Ai thekson se ndryshimet në marrëdhëniet brenda koalicionit e detyruan atë që të ndërmarrë këtë vendim, pasi PAD-ja i është larguar bashkëpunimit me PS-në. PAD tashmë pas ikjes së Pashko Ujkës te PDK-ja detyrohet të vuajë edhe largimin e Lutaj, i cili i bashkohet PS-së.