Ina Rama: Statusi i ri, s’dua të jem e varur nga qeveria
Kryeprokurorja Ina Rama kërkon që statusi i Prokurorit të Përgjithshëm të mos varet nga qeveria, por të vazhdojë të jetë një institucion i pavarur.
ADI SHKEMBI
Qëndrimi i kryepro-kurores është bërë i ditur gjatë një takimi që ajo ka pasur me ministrin e Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj si dhe drejtues të prokurorive të rretheve gjyqësore, në kuadër të diskutimeve lidhur me reformën në sistemin e drejtësisë. "Në takim u diskutua ndër të tjera, në lidhje me rekomandimet që kanë të bëjnë me ndryshimet e karakterit ligjor për reformimin e Prokurorisë dhe rishikimin e pozicionit kushtetues të saj, në kuadër të ideve që Prokuroria të ketë varësi më të madhe nga ekzekutivi, i cili deri sot veç financimit nuk ka asnjë të drejtë tjetër ndaj këtij organi. Nga diskutimet doli në pah se pozicioni aktual i organit të akuzës, pra si një organ i pavarur, është zgjidhja më e drejtë", thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Prokurorisë së Përgjithshme. Prej disa ditësh pjesë e debateve politike është bërë edhe varësia e Prokurorit të Përgjithshëm. Gjithashtu, në këtë takim kryeprokurorja Rama ka kërkuar që pjesë e strukturës së Prokurorisë së Përgjithshme të bëhet edhe një zv.prokuror, ndërkohë që është diskutuar edhe në lidhje me statusin e kryeprokurorit pas përfundimit të mandatit në këtë post, kriter ky që duhet plotësuar përmes ligjit. Gjatë takimit mes krerëve të Prokurorisë dhe Ministrisë së Drejtësisë u diskutua edhe për strukturën e Këshillit të Prokurorisë, i cili duhet të vazhdojë të punojë jashtë ndikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe për pozicionimin e Policisë Gjyqësore. "Në lidhje me këtë të fundit Prokurorja e Përgjithshme dhe Ministri i Brendshëm kanë nxjerrë një urdhër të përbashkët, por i nevojshëm mbetet ndryshimi i ligjit përkatës, i cili do të rregullonte më mirë pozicionimin e qartë të Policisë Gjyqësore", thuhet më tej në njoftimin e kreut të Prokurorisë. Pjesë e këtij takimi, bëhet e ditur se ka qenë edhe kërkesa e prokurorëve për një reagim më të saktë në lidhje me dallimin e rasteve, kur një çështje penale duhet pushuar apo duhet vendosur mosfillimi i procedimit dhe anasjelltas. Në të njëjtën kohë, zyra e shtypit e kryeprokurores bën të ditur se nga prokurorët është kërkuar, që në rastet e dosjeve të pezulluara për moszbulim autori, të vazhdojnë hetimet dhe prokurorët të kërkojnë më tepër llogari ndaj policisë në mënyrë që dosje të tilla të mos lihen në harresë, gjë që çon në zbehjen e çështjes. "Një ndër pikat mjaft të diskutuara ishte dhënia e masës së arrestit me burg, masë kjo e cila jepet në një farë mënyre vend e pa vend, pra edhe në raste kur një masë e tillë e tejkalon cakun e ashpërsisë së ligjit, duke sjellë ndoshta efekte të ndryshme nga funksioni i tij, si një mjet për të vënë drejtësi. Në këtë drejtim u kërkua edhe një herë më tepër vëmendje në lidhje me respektimin e të drejtave të dënuarve me burgim si dhe i rasteve të lirimit së të burgosurve, kur vazhdimi i burgimit mund të rrezikojë jetën e tij", thuhet më tej në njoftimin për shtyp.