E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtarët me mision, sigurohen nga INSIG

Forcat e Armatosura shqiptare, të cilat veprojnë me mision jashtë vendit do të sigurohen nga kompania e sigurimeve INSIG. 

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, u miratuar vendimi i propozuar nga ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa lidhur me sigurimin e jetës së trupave shqiptare. "Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me INSIG sh.a., të bëjë sigurimin e jetës nga aksidentet në grup, të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të dërguar me misione ushtarake jashtë vendit, me fondet e parashikuara në buxhetin e vitit 2008, të miratuara për këtë ministri", thuhet në vendimin e miratuar dje.  Sipas relacionit, "në praktikën e vendeve anëtare të NATO-s apo partnerë të saj, është e domosdoshme që sigurimi i jetës të jetë i garantuar. Nevoja e këtij lloj sigurimi është shumë e madhe, duke u nisur dhe nga situata ndërkombëtare dhe në veçanti nga rreshtimi i hapur i Republikës së Shqipërisë dhe strukturave të saj ushtarake në koalicionin kundër terrorizmit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›