E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti i Ukrainës kthehet në arenë boksi (VIDEO)

Deputeti i gjakosur

Një deputet ukrainas është lënë i gjakosur shtrirë për tokë pas një sherri masiv në parlament. Dhuna nisi pasi një ligj i miratuar lejon përdorimin e gjuhës ruse në gjykatë, spital dhe institucionet e tjera në zonat ku ka banorë rusisht folës.

I plagosuri, deputeti opozitar, Mykola Petruk, u dërgua në spital pasi mori të cacra në kokë. Parlamenti i Ukrainës është kthyer shpesh në arenë boksi. Në prill të vitit 2010 pas një sherri gjashtë deputetë përfunduan në spital.

Ukraina është e ndarë në dysh pasi pjesa lindore dhe jugore është e lidhur me Rusinë ndërsa pjesa perëndimore kërkon që vendin të orientohet nga Evropa Perëndimore. /Daily Mail/

Përgatiti: F.S

http://www.youtube.com/watch?v=A37eLzwQ-MM

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›