Greqia, dy ditë me kufij të mbyllur!

Burimet zyrtare te Policisë së Shtetit informojnë qytetarët se për shkak të një greve të punonjësve të Doganave Greke, që do të nisë të martën nga ora 07.00 deri të enjten në orën 07.00, në Pikat e Kalimit Kufitar me shtetin grek nuk do të lejohet kalimi i automjeteve, por vetëm i udhëtarëve.
Policia e Shtetit bën me dijeni të gjithë qytetarët që të marrin masat e nevojshme, pasi në të gjitha pikat e kalimit me Greqinë do të bëhet vetëm përpunimi i personave dhe jo i automjeteve.
Doganierët grekë, në të gjitha pikat kufitare tokësore dhe detare, që lidhin Shqipërinë me vendin fqinj, kanë paralajmëruar këtë greve në shenjë proteste për reformat që ka ndërmarrë qeveria greke për shkurtimin e vendeve të punës në këtë sektor./L Ferhati/Start.
2011-09-26 12:10