MARTIN CAMAJ DHE GRAMATIKA E GJUHëS SHQIPE
40 vjet më parë Martin Camaj
botoi në gjermanisht
"Libri i mësimit të gjuhës
shqipe"(Lehrbuch der albanischen
Sprache, Otto Wiesbaden,
1969, 136 f.) (ribotuar, më 1991
dhe1997). Ky botim do t‘u shërbente
të huajve për të mësuar
gjuhën shqipe, krahas edhe të
librave të tjerë të botuar në atë
kohë me të njëjtin qëllim. 15
vjet nga botimi i parë, më 1984
Martin Camaj doli me një botim
tjetër me titull "Gramatika shqipe"
(Albanian Grammar with
eksercises, chrestomathy and
glossaries, Wiesbaden, 337 f.)
Botimi në anglisht është më i
plotë, më i hollësishëm e më i
gjerë si vëllim se "Libri i mësimit
të gjuhës shqipe". Me të drejtë
mund ta konsiderojmë vepër të
re të autorit. Botimi i vitit 1984
njohu edhe një ribotim të saj, të
përkthyer në italisht nga studiuesi
Ardian Vehbiu dhe të botuar
në Kozencë, më 1995. Këtë vepër
përkthyesi e shoqëron me një
parathënie të shkurtër, ku vlerëson
punën e veçantë të autorit
në rrafshin gjuhësor, por njëkohësisht
Martin Camaj vlerësohet
si një nga personalitetet më të
shquara të kulturës shqiptare të
pasluftës.
Personaliteti dhe veprimtaria
gjuhësore e
Martin Camajt
Në memorien e shqiptarëve,
Martin Camaj njihet më shumë
si shkrimtar sesa si gjuhëtar, por
në këtë shkrim ne do të ndalemi
te personaliteti dhe veprimtaria
gjuhësore e tij.
Autori ynë lindi më 21 korrik
1925 në një zonë malore, në Temal
të Shllakut. Ky mjedis i egër
malor do të lërë mbresa dhe do të
ndikojë te shkrimtari dhe gjuhëtari
i ardhshëm. Që në fëmijëri u
dallua për një zgjuarsi të veçantë,
gjë që u ra në sy prindërve të Camajt.
Kështu atyre u lindi dëshira
që Martini të mos ndiqte rrugën
e disa bashkëmoshatarëve për
t‘u bërë çoban në ato zona, por
të arsimohej më tej. La Temalin e
largët dhe erdhi në Shkodër për
të ndjekur mësimet në kolegjin
Saverian, një kolegj me emër në
të cilin kishin studiuar patriotë,
shkrimtarë, gjuhëtarë dhe mësues
të afi rmuar në profesionin
e tyre. Pasi mbaroi studimet
në këtë kolegj, fi lloi të ushtrojë
detyrën e mësuesit në fshatin
Prekal të zonës ku lindi, 25 km
larg Shkodrës.
Bindjet e tij nuk pajtoheshin
me regjimin e kohës, prandaj në
vitin 1948, në moshën 23-vjeçare
arratiset për në Jugosllavi. Pas
disa peripecish, ai fi lloi studimet
e larta në Universitetin e Beogradit,
në degën Gjuhë-Letërsi Sllave
dhe latine, pranë profesorit
të dëgjuar kroat, Henrik Bariç.
Menjëherë prirjet e tij letrare
i konkretizoi me botimin
e dy vëllimeve poetike "Nji fyell
ndër male" (Prishtinë, 1953) dhe
"Kanga e vërrinit" (Prishtinë,
1954). Nuk i dimë rrethanat se
si u krijuan, por Martin Camaj, 8
vjet pasi ishte arratisur dhe pasi
kishte mbaruar Universitetin e
Beogradit, në vitin 1956, posa i
kishte mbushur 31 vjetët, shkoi
për studime pasuniversitare në
Romë, duke lënë përfundimisht
Beogradin dhe duke u bashkuar
me shokët e një ideali E. Koliqin,
K. Gurakuqin, M. Krujën etj.
Në Universitetin e Romës u
specializua për gjuhësi, duke
konsoliduar gjithnjë e më shumë
formimin e tij fi lologjik. Ai zgjodhi
si temë disertacioni veprën e
parë të gjuhës shqipe "Mesharin"
e Gjon Buzukut, një studim mjaft
MARTIN CAMAJ DHE
GRAMATIKA E GJUHËS SHQIPE
interesant dhe i rëndësishëm për
kohën kur u shkrua.
Fillimisht Martin Camaj do
të jetë lektor në Universitetin e
Romës pranë katedrës së gjuhës
dhe të letërsisë shqipe që drejtohej
nga shkrimtari E. Koliqi,
por njëkohësisht që për disa vjet
qe edhe kryeredaktor i revistës
prestigjioze "Shêjzat"(Le Pleiadi)
(1957-1978) që dilte në Romë.
Por jeta e këtij intelektuali
ishte në lëvizje. Pas një qëndrimi
prej afro 10 vjetësh në Romë,
do të lerë kryeqytetin italian
dhe do të vendoset në Mynih
të Gjermanisë, ku do të merret
kryesisht me studime gjuhësore.
Në Universitetin e atij qyteti do të
mbrojë me sukses një temë nga
fusha e formimit të fjalëve të shqipes,
të titulluar "Fjalëformimi
i shqipes. Mënyrat e formimit
të emrave të vjetër." Në Mynih
jo vetëm do të mbajë leksione
për studimet albanologjike, por
pas disa vjetësh do të themelojë
katedrën e gjuhës shqipe në atë
universitet që do ta drejtojë gjatë
20 vjetëve, prej vitit 1971-1990,
vit në të cilin doli në pension.
Autori ynë do të jetë një personalitet
i cili do të vlerësohet nga
instancat shkencore të kohës
dhe redaksitë e disa revistave që
dilnin në Evropë.
Vdiq në moshën 67-vjeçare,
larg vendlindjes së tij, në Bavarinë
e Epërme, në fshatin malor
Lenggries, më 12 mars 1992, në
moshën 67-vjeçare nga një sëmundje
e pashërueshme pranë
së shoqes dr. Erika Camaj. Me
gjithë ndryshimet e ndodhura
në vendin tonë, me përmbysjen
e regjimit monist, për arsye shëndetësore,
ai nuk arriti të shohë
vendlindjen e tij Temalin e largët
malor, por edhe Shkodrën, me të
cilën e lidhnin shumë kujtime,
kryesisht, nga qëndrimi i tij në
kolegjin Saverian.
* * *
Martin Camaj ka një veprimtari
të pasur shkencore dhe botuese.
Janë me dhjetëra studimet
dhe veprat me karakter gjuhësor
nga fusha të ndryshme të gjuhës
shqipe që përgjithësisht i përkasin
historisë së gjuhës shqipe,
veçanërisht studimit të autorëve
të vjetër, dialektologjisë, përqendruar
te të folmet arbëreshe të
Italisë, hartimit të teksteve etj.,
të cilat autori ynë i botoi, përveç
Romës dhe Mynihut, edhe në
Firencë, Palermo, Sofie, Wiesbaden,
Dysendolf, Gutemberg,
Nju York etj. Ata u botuan në disa
gjuhë, si në italisht, gjermanisht,
anglisht, serbo-kroatisht
etj. Duke qenë se krijimtaria e
tij gjuhësore është në gjuhë të
huaj, lind nevoja e përkthimit në
gjuhën amtare të veprës gjuhësore
të Camajt, gjë që do të ishte
një shërbim i mirë për studiuesit
e lexuesit.
Studimet gjuhësore
për autorët e vjetër
dhe për fjalëformimin
Një ndër shkrimet e para me
karakter gjuhësor është artikulli
prej 9 faqesh, shkruar në serbokroatisht
me titull "Kontribut për
njohjen e grafi së së Gjon Buzukut".
Është një punim i shkurtër,
por me interes për shpjegimet
që ka dhënë Martin Camaj për
disa shkronja të veprës së Gjon
Buzukut.
Por monografi a e parë gjuhësore,
që ka qenë tezë e doktoraturës,
ka si titull "Meshari" i Gjon
Buzukut. Kontribute linguistike
me një studim për origjinën e
tyre", shkruar në italisht. Ky studim
i M.Camajt do të botohej në
revistën "Shejzat" në vitin 1960.
Nuk është një botim i gjatë,
ka rreth 89 faqe. Ka vlerë për
historinë e gjuhës shqipe dhe
veçanti për disa probleme të
diskutueshme për veprën dhe
autorin e "Mesharit" në atë vit
dhe më vonë. Në veçanti kontributet
për studimet buzukjane
të M.Camajt i ka analizuar akademiku
kosovar, Rexhep Ismajli.
Që në fi llim të veprimtarisë
së tij shkencore M.Camajn e
kanë tërhequr autorët e vjetër.
Kështu, duke punuar edhe me
studiuesin gjerman, Rudolf Trofenikun,
i cili në vitin 1977 botoi
veprën e Pjetër Bogdanit "Cuneus
prophetarum" të shoqëruar
me një parathënie nga vetë
Trofeniku dhe me një paraqitje
të shkurtër nga Zef Valentini në
italisht, Martin Camaj në pesë
faqe në shqip jep një pasqyrë
të hollësishme të alfabetit të
P.Bogdanit që e titullon "Çelës
për leximin e veprës". Interesi
për veprën e Pjetër Bogdanit
vazhdoi edhe më pas, kur në
vitin 1990, në prag të daljes në
pension botoi një artikull për
këtë autor në revistën "Albania",
nr.1 që dilte në ShBA. Të gjitha
planet e tij nuk u realizuan, pasi
vdekja e rrëmbeu shumë shpejt.
Ai së bashku me studiuesin Valter
Braun dhe dr. Elvira Graser kishin
piketuar platformën e një botimi
të plotë për veprën "Çeta e profetëve",
në tri vëllime, që do t‘u
kushtoheshin veçorive gjuhësore
të veprës, si: grafi a, fonologjia,
morfologjia, sintaksa dhe fjalori.
Në vitin 1966, Martin Camaj
botoi monografi në në gjermanisht
"Fjalëformimi i shqipes.
Mënyrat e formimit të emrave
të vjetër." 1966, 175 f.) Është
një vepër që paraqet interes
edhe sot në disa çështje të fonetikës
historike dhe të studimeve
etimologjike, ndonëse disa
probleme të trajtuara këtu janë
kapërcyer nga gjuhësia jonë gjatë
40 vjetëve nga koha e botimit.
Sidoqoftë, në disa anë ruan edhe
sot vlerat e saj.
Studimet dialektore të
Martin Camajt
Autori ynë, duke jetuar larg
atdheut-mëmë, në disa raste,
duke mos u njohur edhe me
të gjitha botimet dialektore, të
kryera në Shqipëri, edhe nga
vetë mundësitë që kishte, u
mor me studimet dialektore arbëreshe
të provincës së Avelinos,
të Falkonares, të Bariles, të Vila
Badesës etj. Camaj nuk kishte si
qëllim më vete që të paraqiste
vetëm veçoritë gjuhësore të
këtyre të folmeve. Në mënyrë të
veçantë, duke ndjekur metodat
bashkëkohore, donte të paraqiste
edhe historinë e tyre, por
edhe aftësinë që kanë pasur këto
të folme për të ruajtur traditën,
duke pasqyruar përmes gjuhës,
zakoneve, riteve identitetin,
ndonëse kishte disa shekuj që
kishin lënë atdheun e të parëve.
Dy dialektologë të afi rmuar,
J.Gjinari e Gj.Shkurtaj kanë vërejtur
se Martin Camaj që nga fi llimi
i viteve ‘60 të shekullit të kaluar
deri në fund të viteve ‘80 kreu
një hetim sistematik rreth të
folmeve të ndryshme arbëreshe
dhe arriti të përshkruante tipin
më përfaqësimtar të zonave të
ndryshme dialektore, sidomos të
atyre më anësore (periferike) dhe
më të ekspozuara ndaj ndikimit
asimilues të italishtes.
Me interes janë tri monografi
të e hartuara nga Martin Camaj
me karakter dialektologjik,
si:
"E folmja shqipe e Grecit në
krahinën e Avelinos", Firenze,
1971, 120 f. italisht. Është një
ndër monografi të e para të shkruara
për një të folme arbëreshe.
Gjashtë vjet më vonë botoi në
gjermanisht monografi në e dytë
me karakter dialektologjik të
titulluar" "E folmja shqipe e Falkonares
në krahinën e Kozencës",
në gjermanisht 1977, 148 f. dhe
më 1991 botoi monografinë e
tretë "E folmja arbëreshe e Shën
Kostandinit në krahinën e Potenzës",
në italisht. Gjithashtu,
Camaj ka shkruar edhe artikuj të
tjerë me karakter dialektologjik.
Gjithashtu, nga kjo fushë janë me
interes shkrimet për probleme
të bilinguizmit dhe të plurilinguizmit
gjuhësor.
Gramatika e gjuhës
shqipe
Një ndër veprat më të rëndësishme
në rrafshin gjuhësor
është botimi në anglisht "Gramatika
shqipe" (1984), duke u përshirë
kështu Martin Camaj në
hartuesit e gramatikës së gjuhës
shqipe, por në gjuhë të huaj. Ky
botim është me vlerë, ndonëse
destinacioni është i përcaktuar
për studentët e gjuhës shqipe të
Universitetit të Mynihut, si dhe
për shqiptarët e diasporës në
SHBA, Australi, për arbëreshët
dhe për shqiptarët kudo që do të
ndodhen. Ky botim i kalon caqet
e një manuali gjuhësor, pasi autori
refl ekton në këtë gramatikë
edhe erudicionin e tij gjuhësor,
ndonëse larg shqipfolësve. Për
mendimin tim, vepra është me
vlerë në disa aspekte: së pari, një
gramatikë që e paraqet gjuhën
shqipe me gjithë potencialin,
funksionet dhe aftësitë shprehëse,
duke e dhënë atë në tri
variantet të shqipes (gegërisht,
toskërisht dhe arbërisht). Ideja e
autorit ishte e tillë, se gramatika
do t‘u shërbente shqiptarëve
me prejardhje nga troje të ndryshme,
së dyti, është një model
për gegërishten letrare, por me
prirje afruese me toskërishten.
Është me interes të vihet në
dukje se Martin Camaj, ndonëse
larg atdheut për shumë vite, por,
duke ndjekur botimet shqiptare
dhe duke parë ndryshimet që
po ndodhnin në evoluimin e
gjuhës në këtë periudhë, na dha
një gramatikë që duhet të na
shërbejë për të marrë disa elemente
të gegërishtes dhe për t‘i
përfshirë në standardin gjuhësor.
Nëse themi se gegërishtja duhet
të zërë vendin që i takon në standardin
e sotëm gjuhësor, vepra
e Martin Camajt peshon mjaft
rëndë në këtë fushë, sigurisht
duke u studiuar dhe evidentuar
ato trajta që janë më të prekshme
dhe me një valencë më të madhe
që të përfshijë një areal sa më të
gjerë shqipfolësish. Pse ndodh
një dukuri e tillë? Ai kishte botuar
deri në atë kohë disa studime
me vlerë gjuhësore dhe tashti po
hartonte një gramatikë të gjuhës
shqipe, faktor me shumë rëndësi
për çështjen që po diskutojmë.
Ai erdhi gjithnjë e më shumë ta
përsosë gjuhën e tij në studimet
dhe botimet e tij, larg trajtave të
ngushta dialektore. Kjo solli që
në botimet e dekadave të fundit,
kryesisht, në publicistikë të ecë
edhe më tej, duke mos e përdorur
pothuajse fare theksin hundor,
gjë që ishte një tregues i një
hapi përpara që po bënte drejt
standardit gjuhësor, ndryshe nga
autorët e tjerë gegë. E treta, ndonëse
është një gramatikë, por autori
në parathënien prej 6 faqesh
jep disa të dhëna të shkurtra për
prejardhjen e gjuhës shqipe si
gjuhë indoevropiane dhe marrëdhëniet
e saj me gjuhët ballkanike
në kontakt. Gjithashtu,
jep edhe historinë e formimit dhe
të zhvillimit të gjuhës letrare shqipe
prej 500 vjetësh. Pastaj vepra
ka këtë strukturë: fonologji, morfologji
dhe sintaksë. E veçanta e
kësaj gramatike, siç e theksuam,
është se disa forma gramatikore
Camaj i paraqet në dy variantet:
në gegërisht dhe toskërisht.
Por ajo që duhet të theksohet
është se gjuha e kësaj vepre i
përket gegërishtes veriperëndimore,
kryesisht të folmes së
Shkodrës. Por Camaj nuk ka
qenë konservator, ai është përpjekur
që të gjejë një të mesme
të pranueshme, duke zgjedhur
pikërisht ato forma dhe trajta
që janë të gjithëmbarshme me
prirjen për t‘iu larguar formave
të ngushta dialektore. Prof. K.
Topalli ka vërejtur se për nga
drejtshkrimi dhe trajtat gramatikore,
gjuha e Camajt është një
gegërishte letrare e kodifikuar
me prirje afrimi ndërdialektor.
Dhe autori sjell shembuj se ku
vërehet ky afrim ndërdialektor
në aspektin fonetik, gramatikor
dhe leksikor. "Me këto përpjekje
për afrim ndërdialektor, shkruan
K.Topalli, sigurisht pa përzier
strukturat, Martin Camaj tregoi
qartë pikëpamjen e tij se kjo
ishte rruga e vetme, që çon në
krijimin e njësisë gjuhësore
kombëtare." Ndërsa për prof.
B.Beci, gegërishtja në gramatikën
e Camajt është një gegërishte e
standardizuar.
Gjithashtu, në këtë gramatikë
autori ka sjellë fjalë të reja dhe
fjalë të rralla të shqipes, të cilat
përbëjnë një ndihmesë të autorit
në fushën leksikore. Ai ka parasysh
këshillën e shkrimtarit Ernest
Koliqit që në romanin "Shija
e bukës së mbrume" shkruan:
"Me dyqind fjalë të mësueme në
rreth shtëpiak nuk krijohet një
letërsi". Në shkrime të ndryshme
Camaj ka përdorur fjalë të tilla të
krijuara nga ai ose me origjinë
popullore, si: heshtoj, qellimoj,
kunuroj, gjegjësisht, komtarisht,
mbresje, i ngjyrëshëm ose ka përdorur
fjalë të vjetra e krahinore,
si: gjalloj, plang, vrumulis, terratis,
periqên, mujshí etj.
Autori ynë në fund të këtij botimi
ka përfshirë edhe një fjalorth
shqip-anglisht prej më shumë
se 2000 fjalësh të përdorura në
vepër dhe anglisht - shqipe mbi
1000 fjalë.
Mbyllet vepra me një krestomaci,
me tekste të autorëve
shqiptarë dhe arbëreshë, si:
De Rada, Skiroi, Fishta, Mjeda,
Asdreni, Konica, Noli, Koliqi,
Migjeni, Xoxe dhe A. Gajtani
Cilat janë pikëpamjet
e Martin Camajt për
gjuhën letrare shqipe?
Autori ka ndjekur nga larg
zhvillimet dhe vendimet e Kongresit
të Drejtshkrimit të Gjuhës
Shqipe (1972) për standardin
gjuhësor. Duke qenë se botimi i
gramatikës së vitit 1984 ishte më
i plotë dhe i drejtohej një mase
më të gjerë, në këtë libër autori
gjen vend për të shprehur pikëpamjet
e tij për gjuhën letrare
shqipe, duke mos u pajtuar me
atë zgjidhje që dha Kongresi i
Drejtshkrimit i Gjuhës Shqipe në
vitin 1972. Martin Camaj mbron
tezën e tij që konsiston në atë që
gjuha e mirëfi lltë letrare shqipe
fi llon me veprën e Pjetër Bogdanit
"Çeta e profetëve", me poezitë
popullore dhe fetare të veprës së
Pjetër Budit, me "Gjellën e Shën
Mërisë Virgjër të Jul Varibobës"
(1762). Për autorin duhet të
shfrytëzohen të gjitha potencialet
gjuhësore që ekzistojnë,
traditën gojore etj. Kështu, sipas
Camajt, gegërishtja e këngëve
epike në rajonin e Shkodrës më
pas ndikoi në mënyrë të dukshme
në gjuhën e shkruar dhe
se fillimet për normalizimin e
gjuhës letrare shqipe duhet t‘i
kërkojmë në shekullin XVI. Autori
për problemin e gjuhës letrare
shqipe i referohet edhe përvojës
dhe traditës të gjuhëve të tjera
evropiane se pasuria gjuhësore
e një kombi duhet të përfshihet
në standardin gjuhësor, se një
dialekt i vetëm nuk mund të
përmbushë nevojat e një gjuhe
kulture. Duke qenë se autorët e
vjetër Camaj i ka studiuar, edhe
në këtë rrafsh i drejtohet përvojës
së tyre, veçanërisht Pjetër Bogdanit,
i cili, ndonëse ishte prej
Hasit, por, duke parë se e folmja
e tij nuk po i përmbushte të gjitha
nevojat për të paraqitur një vepër
sa më dinjitoze që t‘i shërbente
një mase sa më të gjerë, iu drejtua
"dheut të Shkodrës", duke
huazuar jo vetëm fjalë dhe fraza,
por edhe ndërtime sintaksore
dhe stilistike. Gjithashtu, ai ka
mendimin se "njohja e plotë e
teksteve të vjetra, veçanërisht
atyre gegërisht, që janë afër me
strukturën e toskërishtes, do të
kishin ndikuar për të zgjidhur
shumë probleme për standardizimin
e gjuhës letrare lehtë e pa
dhimbje". E shqetëson Martin
Camaj fakti se gegërishtja nuk
u shfrytëzua me atë potencial
që kishte. Megjithatë, Martin
Camaj nuk shkroi një shqipe larg
standardit gjuhësor, por përdori
një gjuhë tepër plastike dhe të
zhdërvjelltë, duke parapëlqyer,
kur ka qenë e mundur, të përdorë
më shumë trajtat e përbashkëta
se ato dialektore dhe nëndialektore,
si në fonetikë, por edhe në
nënsistemet e tjera të gjuhës.
Fillimisht, Martin Camaj u udhëhoq
nga ato zgjidhje që kishte
bërë Komisia Letrare Shqipe
në Shkodër (1916-1918) që për
gjuhën e shkruar kishte pranuar
të folmen e Shqipërisë së mesme,
të Elbasanit, pasi ajo shërbente
"si urë në mes të dy dialekteve".
Por Martin Camaj nuk veproi
si disa autorë gegë, që zbatuan
thuajse me rigorozitet zgjidhjet
e Komisisë Letrare të Shkodrës,
por duke jetuar edhe më vonë,
si dhe duke pasur një sens dhe
përgatitje gjuhësore, arritjet e
kësaj komisie i çoi edhe më tej,
gjë që na bën ta vlerësojmë pa
lëkundje se Martin Camaj është
nga shkrimtarët gegë ose një
nga ato që gjuha e veprës së tij i
afrohet mjaft standardit gjuhësor
të sotëm që, siç e përmendëm,
ai ka shumë për të marrë nga
gegërishtja e autorit tonë.
Këto ndërhyrje të Martin Camajt
në këtë gramatikë vinin se
ai dhe kolegët e tij nuk pranonin
rrugën e zgjidhjes së gjuhës standarde,
duke mos i dhënë vendin
që i takonte gegërishtes dhe
duke theksuar se në përcaktimin
e normës letrare kanë ndikuar
faktorët jashtëgjuhësorë, si ato
ideologjikë dhe politikë.
* * *
Veprimtaria gjuhësore e Martin
Camajt është mjaft e pasur
dhe më shumë interes, por jo
shumë e njohur, pasi është në
gjuhë të huaj. Sot në Shqipëri
po bëhen përpjekje më tepër që
vepra e M.Camajt të njihet nga
lexuesi shqiptar më shumë në
fushën e krijimtarisë së tij letrare
sesa gjuhësore. Megjithatë, vepra
e tij edhe në aspektin gjuhësor
paraqet vlera të veçanta. Ajo
duhet të studiohet me përparësi
të veçantë dhe të popullarizohet
që të njihet më mirë nga lexuesit
dhe studiuesit.
botoi në gjermanisht
"Libri i mësimit të gjuhës
shqipe"(Lehrbuch der albanischen
Sprache, Otto Wiesbaden,
1969, 136 f.) (ribotuar, më 1991
dhe1997). Ky botim do t‘u shërbente
të huajve për të mësuar
gjuhën shqipe, krahas edhe të
librave të tjerë të botuar në atë
kohë me të njëjtin qëllim. 15
vjet nga botimi i parë, më 1984
Martin Camaj doli me një botim
tjetër me titull "Gramatika shqipe"
(Albanian Grammar with
eksercises, chrestomathy and
glossaries, Wiesbaden, 337 f.)
Botimi në anglisht është më i
plotë, më i hollësishëm e më i
gjerë si vëllim se "Libri i mësimit
të gjuhës shqipe". Me të drejtë
mund ta konsiderojmë vepër të
re të autorit. Botimi i vitit 1984
njohu edhe një ribotim të saj, të
përkthyer në italisht nga studiuesi
Ardian Vehbiu dhe të botuar
në Kozencë, më 1995. Këtë vepër
përkthyesi e shoqëron me një
parathënie të shkurtër, ku vlerëson
punën e veçantë të autorit
në rrafshin gjuhësor, por njëkohësisht
Martin Camaj vlerësohet
si një nga personalitetet më të
shquara të kulturës shqiptare të
pasluftës.
Personaliteti dhe veprimtaria
gjuhësore e
Martin Camajt
Në memorien e shqiptarëve,
Martin Camaj njihet më shumë
si shkrimtar sesa si gjuhëtar, por
në këtë shkrim ne do të ndalemi
te personaliteti dhe veprimtaria
gjuhësore e tij.
Autori ynë lindi më 21 korrik
1925 në një zonë malore, në Temal
të Shllakut. Ky mjedis i egër
malor do të lërë mbresa dhe do të
ndikojë te shkrimtari dhe gjuhëtari
i ardhshëm. Që në fëmijëri u
dallua për një zgjuarsi të veçantë,
gjë që u ra në sy prindërve të Camajt.
Kështu atyre u lindi dëshira
që Martini të mos ndiqte rrugën
e disa bashkëmoshatarëve për
t‘u bërë çoban në ato zona, por
të arsimohej më tej. La Temalin e
largët dhe erdhi në Shkodër për
të ndjekur mësimet në kolegjin
Saverian, një kolegj me emër në
të cilin kishin studiuar patriotë,
shkrimtarë, gjuhëtarë dhe mësues
të afi rmuar në profesionin
e tyre. Pasi mbaroi studimet
në këtë kolegj, fi lloi të ushtrojë
detyrën e mësuesit në fshatin
Prekal të zonës ku lindi, 25 km
larg Shkodrës.
Bindjet e tij nuk pajtoheshin
me regjimin e kohës, prandaj në
vitin 1948, në moshën 23-vjeçare
arratiset për në Jugosllavi. Pas
disa peripecish, ai fi lloi studimet
e larta në Universitetin e Beogradit,
në degën Gjuhë-Letërsi Sllave
dhe latine, pranë profesorit
të dëgjuar kroat, Henrik Bariç.
Menjëherë prirjet e tij letrare
i konkretizoi me botimin
e dy vëllimeve poetike "Nji fyell
ndër male" (Prishtinë, 1953) dhe
"Kanga e vërrinit" (Prishtinë,
1954). Nuk i dimë rrethanat se
si u krijuan, por Martin Camaj, 8
vjet pasi ishte arratisur dhe pasi
kishte mbaruar Universitetin e
Beogradit, në vitin 1956, posa i
kishte mbushur 31 vjetët, shkoi
për studime pasuniversitare në
Romë, duke lënë përfundimisht
Beogradin dhe duke u bashkuar
me shokët e një ideali E. Koliqin,
K. Gurakuqin, M. Krujën etj.
Në Universitetin e Romës u
specializua për gjuhësi, duke
konsoliduar gjithnjë e më shumë
formimin e tij fi lologjik. Ai zgjodhi
si temë disertacioni veprën e
parë të gjuhës shqipe "Mesharin"
e Gjon Buzukut, një studim mjaft
MARTIN CAMAJ DHE
GRAMATIKA E GJUHËS SHQIPE
interesant dhe i rëndësishëm për
kohën kur u shkrua.
Fillimisht Martin Camaj do
të jetë lektor në Universitetin e
Romës pranë katedrës së gjuhës
dhe të letërsisë shqipe që drejtohej
nga shkrimtari E. Koliqi,
por njëkohësisht që për disa vjet
qe edhe kryeredaktor i revistës
prestigjioze "Shêjzat"(Le Pleiadi)
(1957-1978) që dilte në Romë.
Por jeta e këtij intelektuali
ishte në lëvizje. Pas një qëndrimi
prej afro 10 vjetësh në Romë,
do të lerë kryeqytetin italian
dhe do të vendoset në Mynih
të Gjermanisë, ku do të merret
kryesisht me studime gjuhësore.
Në Universitetin e atij qyteti do të
mbrojë me sukses një temë nga
fusha e formimit të fjalëve të shqipes,
të titulluar "Fjalëformimi
i shqipes. Mënyrat e formimit
të emrave të vjetër." Në Mynih
jo vetëm do të mbajë leksione
për studimet albanologjike, por
pas disa vjetësh do të themelojë
katedrën e gjuhës shqipe në atë
universitet që do ta drejtojë gjatë
20 vjetëve, prej vitit 1971-1990,
vit në të cilin doli në pension.
Autori ynë do të jetë një personalitet
i cili do të vlerësohet nga
instancat shkencore të kohës
dhe redaksitë e disa revistave që
dilnin në Evropë.
Vdiq në moshën 67-vjeçare,
larg vendlindjes së tij, në Bavarinë
e Epërme, në fshatin malor
Lenggries, më 12 mars 1992, në
moshën 67-vjeçare nga një sëmundje
e pashërueshme pranë
së shoqes dr. Erika Camaj. Me
gjithë ndryshimet e ndodhura
në vendin tonë, me përmbysjen
e regjimit monist, për arsye shëndetësore,
ai nuk arriti të shohë
vendlindjen e tij Temalin e largët
malor, por edhe Shkodrën, me të
cilën e lidhnin shumë kujtime,
kryesisht, nga qëndrimi i tij në
kolegjin Saverian.
* * *
Martin Camaj ka një veprimtari
të pasur shkencore dhe botuese.
Janë me dhjetëra studimet
dhe veprat me karakter gjuhësor
nga fusha të ndryshme të gjuhës
shqipe që përgjithësisht i përkasin
historisë së gjuhës shqipe,
veçanërisht studimit të autorëve
të vjetër, dialektologjisë, përqendruar
te të folmet arbëreshe të
Italisë, hartimit të teksteve etj.,
të cilat autori ynë i botoi, përveç
Romës dhe Mynihut, edhe në
Firencë, Palermo, Sofie, Wiesbaden,
Dysendolf, Gutemberg,
Nju York etj. Ata u botuan në disa
gjuhë, si në italisht, gjermanisht,
anglisht, serbo-kroatisht
etj. Duke qenë se krijimtaria e
tij gjuhësore është në gjuhë të
huaj, lind nevoja e përkthimit në
gjuhën amtare të veprës gjuhësore
të Camajt, gjë që do të ishte
një shërbim i mirë për studiuesit
e lexuesit.
Studimet gjuhësore
për autorët e vjetër
dhe për fjalëformimin
Një ndër shkrimet e para me
karakter gjuhësor është artikulli
prej 9 faqesh, shkruar në serbokroatisht
me titull "Kontribut për
njohjen e grafi së së Gjon Buzukut".
Është një punim i shkurtër,
por me interes për shpjegimet
që ka dhënë Martin Camaj për
disa shkronja të veprës së Gjon
Buzukut.
Por monografi a e parë gjuhësore,
që ka qenë tezë e doktoraturës,
ka si titull "Meshari" i Gjon
Buzukut. Kontribute linguistike
me një studim për origjinën e
tyre", shkruar në italisht. Ky studim
i M.Camajt do të botohej në
revistën "Shejzat" në vitin 1960.
Nuk është një botim i gjatë,
ka rreth 89 faqe. Ka vlerë për
historinë e gjuhës shqipe dhe
veçanti për disa probleme të
diskutueshme për veprën dhe
autorin e "Mesharit" në atë vit
dhe më vonë. Në veçanti kontributet
për studimet buzukjane
të M.Camajt i ka analizuar akademiku
kosovar, Rexhep Ismajli.
Që në fi llim të veprimtarisë
së tij shkencore M.Camajn e
kanë tërhequr autorët e vjetër.
Kështu, duke punuar edhe me
studiuesin gjerman, Rudolf Trofenikun,
i cili në vitin 1977 botoi
veprën e Pjetër Bogdanit "Cuneus
prophetarum" të shoqëruar
me një parathënie nga vetë
Trofeniku dhe me një paraqitje
të shkurtër nga Zef Valentini në
italisht, Martin Camaj në pesë
faqe në shqip jep një pasqyrë
të hollësishme të alfabetit të
P.Bogdanit që e titullon "Çelës
për leximin e veprës". Interesi
për veprën e Pjetër Bogdanit
vazhdoi edhe më pas, kur në
vitin 1990, në prag të daljes në
pension botoi një artikull për
këtë autor në revistën "Albania",
nr.1 që dilte në ShBA. Të gjitha
planet e tij nuk u realizuan, pasi
vdekja e rrëmbeu shumë shpejt.
Ai së bashku me studiuesin Valter
Braun dhe dr. Elvira Graser kishin
piketuar platformën e një botimi
të plotë për veprën "Çeta e profetëve",
në tri vëllime, që do t‘u
kushtoheshin veçorive gjuhësore
të veprës, si: grafi a, fonologjia,
morfologjia, sintaksa dhe fjalori.
Në vitin 1966, Martin Camaj
botoi monografi në në gjermanisht
"Fjalëformimi i shqipes.
Mënyrat e formimit të emrave
të vjetër." 1966, 175 f.) Është
një vepër që paraqet interes
edhe sot në disa çështje të fonetikës
historike dhe të studimeve
etimologjike, ndonëse disa
probleme të trajtuara këtu janë
kapërcyer nga gjuhësia jonë gjatë
40 vjetëve nga koha e botimit.
Sidoqoftë, në disa anë ruan edhe
sot vlerat e saj.
Studimet dialektore të
Martin Camajt
Autori ynë, duke jetuar larg
atdheut-mëmë, në disa raste,
duke mos u njohur edhe me
të gjitha botimet dialektore, të
kryera në Shqipëri, edhe nga
vetë mundësitë që kishte, u
mor me studimet dialektore arbëreshe
të provincës së Avelinos,
të Falkonares, të Bariles, të Vila
Badesës etj. Camaj nuk kishte si
qëllim më vete që të paraqiste
vetëm veçoritë gjuhësore të
këtyre të folmeve. Në mënyrë të
veçantë, duke ndjekur metodat
bashkëkohore, donte të paraqiste
edhe historinë e tyre, por
edhe aftësinë që kanë pasur këto
të folme për të ruajtur traditën,
duke pasqyruar përmes gjuhës,
zakoneve, riteve identitetin,
ndonëse kishte disa shekuj që
kishin lënë atdheun e të parëve.
Dy dialektologë të afi rmuar,
J.Gjinari e Gj.Shkurtaj kanë vërejtur
se Martin Camaj që nga fi llimi
i viteve ‘60 të shekullit të kaluar
deri në fund të viteve ‘80 kreu
një hetim sistematik rreth të
folmeve të ndryshme arbëreshe
dhe arriti të përshkruante tipin
më përfaqësimtar të zonave të
ndryshme dialektore, sidomos të
atyre më anësore (periferike) dhe
më të ekspozuara ndaj ndikimit
asimilues të italishtes.
Me interes janë tri monografi
të e hartuara nga Martin Camaj
me karakter dialektologjik,
si:
"E folmja shqipe e Grecit në
krahinën e Avelinos", Firenze,
1971, 120 f. italisht. Është një
ndër monografi të e para të shkruara
për një të folme arbëreshe.
Gjashtë vjet më vonë botoi në
gjermanisht monografi në e dytë
me karakter dialektologjik të
titulluar" "E folmja shqipe e Falkonares
në krahinën e Kozencës",
në gjermanisht 1977, 148 f. dhe
më 1991 botoi monografinë e
tretë "E folmja arbëreshe e Shën
Kostandinit në krahinën e Potenzës",
në italisht. Gjithashtu,
Camaj ka shkruar edhe artikuj të
tjerë me karakter dialektologjik.
Gjithashtu, nga kjo fushë janë me
interes shkrimet për probleme
të bilinguizmit dhe të plurilinguizmit
gjuhësor.
Gramatika e gjuhës
shqipe
Një ndër veprat më të rëndësishme
në rrafshin gjuhësor
është botimi në anglisht "Gramatika
shqipe" (1984), duke u përshirë
kështu Martin Camaj në
hartuesit e gramatikës së gjuhës
shqipe, por në gjuhë të huaj. Ky
botim është me vlerë, ndonëse
destinacioni është i përcaktuar
për studentët e gjuhës shqipe të
Universitetit të Mynihut, si dhe
për shqiptarët e diasporës në
SHBA, Australi, për arbëreshët
dhe për shqiptarët kudo që do të
ndodhen. Ky botim i kalon caqet
e një manuali gjuhësor, pasi autori
refl ekton në këtë gramatikë
edhe erudicionin e tij gjuhësor,
ndonëse larg shqipfolësve. Për
mendimin tim, vepra është me
vlerë në disa aspekte: së pari, një
gramatikë që e paraqet gjuhën
shqipe me gjithë potencialin,
funksionet dhe aftësitë shprehëse,
duke e dhënë atë në tri
variantet të shqipes (gegërisht,
toskërisht dhe arbërisht). Ideja e
autorit ishte e tillë, se gramatika
do t‘u shërbente shqiptarëve
me prejardhje nga troje të ndryshme,
së dyti, është një model
për gegërishten letrare, por me
prirje afruese me toskërishten.
Është me interes të vihet në
dukje se Martin Camaj, ndonëse
larg atdheut për shumë vite, por,
duke ndjekur botimet shqiptare
dhe duke parë ndryshimet që
po ndodhnin në evoluimin e
gjuhës në këtë periudhë, na dha
një gramatikë që duhet të na
shërbejë për të marrë disa elemente
të gegërishtes dhe për t‘i
përfshirë në standardin gjuhësor.
Nëse themi se gegërishtja duhet
të zërë vendin që i takon në standardin
e sotëm gjuhësor, vepra
e Martin Camajt peshon mjaft
rëndë në këtë fushë, sigurisht
duke u studiuar dhe evidentuar
ato trajta që janë më të prekshme
dhe me një valencë më të madhe
që të përfshijë një areal sa më të
gjerë shqipfolësish. Pse ndodh
një dukuri e tillë? Ai kishte botuar
deri në atë kohë disa studime
me vlerë gjuhësore dhe tashti po
hartonte një gramatikë të gjuhës
shqipe, faktor me shumë rëndësi
për çështjen që po diskutojmë.
Ai erdhi gjithnjë e më shumë ta
përsosë gjuhën e tij në studimet
dhe botimet e tij, larg trajtave të
ngushta dialektore. Kjo solli që
në botimet e dekadave të fundit,
kryesisht, në publicistikë të ecë
edhe më tej, duke mos e përdorur
pothuajse fare theksin hundor,
gjë që ishte një tregues i një
hapi përpara që po bënte drejt
standardit gjuhësor, ndryshe nga
autorët e tjerë gegë. E treta, ndonëse
është një gramatikë, por autori
në parathënien prej 6 faqesh
jep disa të dhëna të shkurtra për
prejardhjen e gjuhës shqipe si
gjuhë indoevropiane dhe marrëdhëniet
e saj me gjuhët ballkanike
në kontakt. Gjithashtu,
jep edhe historinë e formimit dhe
të zhvillimit të gjuhës letrare shqipe
prej 500 vjetësh. Pastaj vepra
ka këtë strukturë: fonologji, morfologji
dhe sintaksë. E veçanta e
kësaj gramatike, siç e theksuam,
është se disa forma gramatikore
Camaj i paraqet në dy variantet:
në gegërisht dhe toskërisht.
Por ajo që duhet të theksohet
është se gjuha e kësaj vepre i
përket gegërishtes veriperëndimore,
kryesisht të folmes së
Shkodrës. Por Camaj nuk ka
qenë konservator, ai është përpjekur
që të gjejë një të mesme
të pranueshme, duke zgjedhur
pikërisht ato forma dhe trajta
që janë të gjithëmbarshme me
prirjen për t‘iu larguar formave
të ngushta dialektore. Prof. K.
Topalli ka vërejtur se për nga
drejtshkrimi dhe trajtat gramatikore,
gjuha e Camajt është një
gegërishte letrare e kodifikuar
me prirje afrimi ndërdialektor.
Dhe autori sjell shembuj se ku
vërehet ky afrim ndërdialektor
në aspektin fonetik, gramatikor
dhe leksikor. "Me këto përpjekje
për afrim ndërdialektor, shkruan
K.Topalli, sigurisht pa përzier
strukturat, Martin Camaj tregoi
qartë pikëpamjen e tij se kjo
ishte rruga e vetme, që çon në
krijimin e njësisë gjuhësore
kombëtare." Ndërsa për prof.
B.Beci, gegërishtja në gramatikën
e Camajt është një gegërishte e
standardizuar.
Gjithashtu, në këtë gramatikë
autori ka sjellë fjalë të reja dhe
fjalë të rralla të shqipes, të cilat
përbëjnë një ndihmesë të autorit
në fushën leksikore. Ai ka parasysh
këshillën e shkrimtarit Ernest
Koliqit që në romanin "Shija
e bukës së mbrume" shkruan:
"Me dyqind fjalë të mësueme në
rreth shtëpiak nuk krijohet një
letërsi". Në shkrime të ndryshme
Camaj ka përdorur fjalë të tilla të
krijuara nga ai ose me origjinë
popullore, si: heshtoj, qellimoj,
kunuroj, gjegjësisht, komtarisht,
mbresje, i ngjyrëshëm ose ka përdorur
fjalë të vjetra e krahinore,
si: gjalloj, plang, vrumulis, terratis,
periqên, mujshí etj.
Autori ynë në fund të këtij botimi
ka përfshirë edhe një fjalorth
shqip-anglisht prej më shumë
se 2000 fjalësh të përdorura në
vepër dhe anglisht - shqipe mbi
1000 fjalë.
Mbyllet vepra me një krestomaci,
me tekste të autorëve
shqiptarë dhe arbëreshë, si:
De Rada, Skiroi, Fishta, Mjeda,
Asdreni, Konica, Noli, Koliqi,
Migjeni, Xoxe dhe A. Gajtani
Cilat janë pikëpamjet
e Martin Camajt për
gjuhën letrare shqipe?
Autori ka ndjekur nga larg
zhvillimet dhe vendimet e Kongresit
të Drejtshkrimit të Gjuhës
Shqipe (1972) për standardin
gjuhësor. Duke qenë se botimi i
gramatikës së vitit 1984 ishte më
i plotë dhe i drejtohej një mase
më të gjerë, në këtë libër autori
gjen vend për të shprehur pikëpamjet
e tij për gjuhën letrare
shqipe, duke mos u pajtuar me
atë zgjidhje që dha Kongresi i
Drejtshkrimit i Gjuhës Shqipe në
vitin 1972. Martin Camaj mbron
tezën e tij që konsiston në atë që
gjuha e mirëfi lltë letrare shqipe
fi llon me veprën e Pjetër Bogdanit
"Çeta e profetëve", me poezitë
popullore dhe fetare të veprës së
Pjetër Budit, me "Gjellën e Shën
Mërisë Virgjër të Jul Varibobës"
(1762). Për autorin duhet të
shfrytëzohen të gjitha potencialet
gjuhësore që ekzistojnë,
traditën gojore etj. Kështu, sipas
Camajt, gegërishtja e këngëve
epike në rajonin e Shkodrës më
pas ndikoi në mënyrë të dukshme
në gjuhën e shkruar dhe
se fillimet për normalizimin e
gjuhës letrare shqipe duhet t‘i
kërkojmë në shekullin XVI. Autori
për problemin e gjuhës letrare
shqipe i referohet edhe përvojës
dhe traditës të gjuhëve të tjera
evropiane se pasuria gjuhësore
e një kombi duhet të përfshihet
në standardin gjuhësor, se një
dialekt i vetëm nuk mund të
përmbushë nevojat e një gjuhe
kulture. Duke qenë se autorët e
vjetër Camaj i ka studiuar, edhe
në këtë rrafsh i drejtohet përvojës
së tyre, veçanërisht Pjetër Bogdanit,
i cili, ndonëse ishte prej
Hasit, por, duke parë se e folmja
e tij nuk po i përmbushte të gjitha
nevojat për të paraqitur një vepër
sa më dinjitoze që t‘i shërbente
një mase sa më të gjerë, iu drejtua
"dheut të Shkodrës", duke
huazuar jo vetëm fjalë dhe fraza,
por edhe ndërtime sintaksore
dhe stilistike. Gjithashtu, ai ka
mendimin se "njohja e plotë e
teksteve të vjetra, veçanërisht
atyre gegërisht, që janë afër me
strukturën e toskërishtes, do të
kishin ndikuar për të zgjidhur
shumë probleme për standardizimin
e gjuhës letrare lehtë e pa
dhimbje". E shqetëson Martin
Camaj fakti se gegërishtja nuk
u shfrytëzua me atë potencial
që kishte. Megjithatë, Martin
Camaj nuk shkroi një shqipe larg
standardit gjuhësor, por përdori
një gjuhë tepër plastike dhe të
zhdërvjelltë, duke parapëlqyer,
kur ka qenë e mundur, të përdorë
më shumë trajtat e përbashkëta
se ato dialektore dhe nëndialektore,
si në fonetikë, por edhe në
nënsistemet e tjera të gjuhës.
Fillimisht, Martin Camaj u udhëhoq
nga ato zgjidhje që kishte
bërë Komisia Letrare Shqipe
në Shkodër (1916-1918) që për
gjuhën e shkruar kishte pranuar
të folmen e Shqipërisë së mesme,
të Elbasanit, pasi ajo shërbente
"si urë në mes të dy dialekteve".
Por Martin Camaj nuk veproi
si disa autorë gegë, që zbatuan
thuajse me rigorozitet zgjidhjet
e Komisisë Letrare të Shkodrës,
por duke jetuar edhe më vonë,
si dhe duke pasur një sens dhe
përgatitje gjuhësore, arritjet e
kësaj komisie i çoi edhe më tej,
gjë që na bën ta vlerësojmë pa
lëkundje se Martin Camaj është
nga shkrimtarët gegë ose një
nga ato që gjuha e veprës së tij i
afrohet mjaft standardit gjuhësor
të sotëm që, siç e përmendëm,
ai ka shumë për të marrë nga
gegërishtja e autorit tonë.
Këto ndërhyrje të Martin Camajt
në këtë gramatikë vinin se
ai dhe kolegët e tij nuk pranonin
rrugën e zgjidhjes së gjuhës standarde,
duke mos i dhënë vendin
që i takonte gegërishtes dhe
duke theksuar se në përcaktimin
e normës letrare kanë ndikuar
faktorët jashtëgjuhësorë, si ato
ideologjikë dhe politikë.
* * *
Veprimtaria gjuhësore e Martin
Camajt është mjaft e pasur
dhe më shumë interes, por jo
shumë e njohur, pasi është në
gjuhë të huaj. Sot në Shqipëri
po bëhen përpjekje më tepër që
vepra e M.Camajt të njihet nga
lexuesi shqiptar më shumë në
fushën e krijimtarisë së tij letrare
sesa gjuhësore. Megjithatë, vepra
e tij edhe në aspektin gjuhësor
paraqet vlera të veçanta. Ajo
duhet të studiohet me përparësi
të veçantë dhe të popullarizohet
që të njihet më mirë nga lexuesit
dhe studiuesit.