E Diel, 1 Nëntor 2026

Shën Petërsburgu magjik si gjithnjë në ditëlindjen e tij të 306

Sot Shën Petërsburgu mbush plot 306 vjet që nga krijimi
i tij. Shën Petërsburgu është qyteti i dytë më i madh në
Federatën Ruse pas Moskës. Ai popullohet nga më tepër
se 4 milionë banorë. Ai është themeluar në vitin 1703 nga Petër
the Great (Piteri i Madh) perandori i Rusisë në fillim të shekullit
të 18-të. Fillimisht, fise sllave u vendosën në të, rreth 1000 vjet
më parë. Më parë ky vend ishte një moçal për t‘u bërë më pas
një nga qytetet portuale evropiane më të fuqishme dhe më të
bukura të Evropës.
Ai konsiderohet qyteti rus më "perëndimor" dhe më turistik.
Është lumi Neva që kalon nëpër Shën Petërsburg dhe delta e tij
zë një pozitë të rëndësishme strategjike. Lumi luan gjithashtu
një rol në sferën e tregtisë, duke lidhur Rusinë me vende të
ndryshme të Evropës.
Ishte shekulli i 17-të kur Mbretëria
e Suedisë pushtoi disa toka në Shën
Petërsburgut. Lufta e Madhe Veriore
midis Rusisë dhe Suedisë filloi në
vitin 1700. Rusët përdorën daljen
në det dhe Cari rus Petër the Great
vendosi të ndërtojë një kështjellë
për mbrojtjen e tokave. Kështjella
e quajtur (The Petër and Paul ) u
ndërtua më 16 maj (27 maj - sipas
kalendarit të vjetër) të 1703. Dhe kjo
datë konsiderohet si data e krijimit
të këtij qyteti.
6 fakte që duhen të dihen
për Shën Petërsburgun.
1.Territori
Qyteti shtrihet mbi një sipërfaqe
prej 606 km², por nëse përfshijmë
edhe rrethinat e ultësirës përgjatë
lumit Neva, si dhe Gjirin e Finlandës,
kjo sipërfaqe shkon rreth në 1439
km². Ai është 44 km nga veriu në jug
dhe 25 km nga Lindja në Perëndim.
Shën Petërsburgu është zhvilluar
sipas një plani të mirëmenduar i cili
u finalizua më 1712. Lumi i gjerë i
Nevës dhe të gjitha lumenjtë dhe kanalet e tjerë u përfshinë në
skemën e qytetit. Ishte viti 1865 kur qyteti u nda në 12 seksione
administrative. Tani ai ka 20 rajone administrative.
2.Qendra e Shën Petërsburgut
Qendra historike e qytetit është Sheshi i Pallatit që përfshin
Pallatin e Dimrit, Selinë e Shtabit të Përgjithshëm dhe Ndërtesat
e Ministrive. Pallati i Dimrit ka qenë më parë rezidenca imperiale.
Shumë nga dhomat e këtij pallati u përdorën për të vendosur
vepra arti unike dhe këto dhoma u quajtën më vonë Hermitazhe.
Vendndodhja:
Evropa Lindore, bregu lindor i Detit
Balltik (Gjiri i Finlandës)
Themeluar:
Më 16 (27) maj, 1703. Festohet çdo vit
Popullsia:
4 milionë e 750 mijë
Sipërfaqja:
1400 kilometra katrorë
Lumi kryesor:
Neva. Qyteti është i vendosur në deltën
e lumit Neva mbi ishuj të panumërt, një
fakt që shpesh i ka shtyrë vëzhguesit ta
quajnë atë "Qyteti mbi 101 ishuj"
Fenomeni kryesor natyror:
Netët e bardha, përmbytjet
Pseudonimet e tij
"Venecia e Veriut"(duke iu referuar
lumenjve dhe kanaleve të shumtë të
Shën. Petërsburgut)
"Palmira e Veriut"
"Kryeqyteti Verior i Rusisë (duke iu
referuar rivalitetit shumëshekullor midis
Shën Petërsburgut dhe Moskës)
Simbolet
Një Engjëll me një Kryq (vendosur në
majë të Katedrales së Petërit dhe Polit)
Qeveria lokale
Guvernatori, Asambleja Legjislative
Ndarja administrative
20 rajone administrative përfshirë
qytetet satelitore nën juridiksionin e Shën
Petërsburgut
Objektet kryesore kulturore
Muzeu i Hermitazhit
Opera "Mariinsky" dhe Teatri i Baletit
Pallati perandorak dhe parku "Petërhof"
Shën Petërsburgu, në fakte dhe shifra
Shën Petërsburgu magjik si
gjithnjë në ditëlindjen e tij të 306
Më vonë, akoma më shumë ndërtesa u ngritën për të sistemuar
koleksionet e veprave të artit që rriteshin në numër duke krijuar
Hermitazhi i Vogël, Hermitazhi i Madh, Teatri i Hermitazhit dhe
Hermitazhi i Ri. Të gjitha këto ndërtesa tani përbëjnë Hermitazhin
Shtetëror, i cili është një muze i madh arti, historie dhe
kulture. Koleksioni përfshin piktura të Rubensit, Rembrandit,
Leonardo Da Vincit, Ticianit dhe shumë e shumë të tjerë, si dhe
objekte historike dhe kulturore nga vende të ndryshme të botës.
3.Rruga kryesore
"Nevsky Prospekt" është rruga kryesore e Shën Petërsburgut.
Mori këtë emër për shkak të Manastirit të Alexander Nevsky, i
cili është objekti ku mbaron kjo rrugë. Superstrada kryesore e
qytetit përmbledh dyqanet, teatrot
dhe muzetë më kryesore.
4.Shën Petërsburgu - një
qytet detar
Shumë nga zbukurimet artistike
të Shën Petërsburgut janë reminishencë
e lavdisë detare të qytetit, e cila
është e lidhur pazgjidhshmërisht me
shtrirjen e gjerë të Detit Balltik. Petër
the Great bëri gjithçka mundi që velat
e anijeve ruse të shiheshin përgjatë
bregut Balltik. Rusia u bë një fuqi
detare duke konfirmuar superioritetin
e saj me fitoret e lavdishme dhe
udhëtimet përreth botës.
5.Teatrot
Teatri i parë i Shën Petërsburgut
u hap nga motra e Petër the Great,
Nalalia në vitin 1709. Qyteti është i
famshëm për teatrot e për bukuritë
e ndërtesave të tyre. Që nga vitet e
hershme, teatrot e Shën Petërsburgut
ndërtoheshin brenda pallateve
imperiale, ndërsa teatrot publike
ngrihen në sheshet e qytetit. Shën
Petërsburgu mburret gjithashtu për
një nga cirqet më të vjetra të Rusisë,
i hapur në vitin 1877. Një kontribut të madh në trashëgiminë
muzikore të qytetit dhe të vendit në përgjithësi është dhënë
nga Shostakovic Filarmonia dhe Glinka State Academic Capella.
6. Kopshti veror
Është një nga vendet më të preferuara të këtij qyteti. Është i
vendosur në një nga zonat më të dukshme të bregut të Nevës dhe
zë rreth 12 hektarë. Kopshti u krijua në vitin 1704 sipas idesë së
Petër I. Ai u bë rezidenca e tij formale dhe adhurimi më i madh
i qytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›