E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH: Një psikolog për çdo 1500 nxënës

Ministria e arsimit ligjëron funksionimin e shërbimit psikologjik  në çdo shkolle dhe kopsht te sistemit publik. Edhe pse deri me sot neper shkolla kane ekzistuar, qofte dhe formalisht  psikologet, zëdhënësja e Ministrisë se Arsimit shpjegon se deri tani ky shërbim ka funksionuar si eksperimental. Ne institucionet e arsimit publik parauniversitar tashme do te ketë nga një psikolog qe do te ndihmoje nxënësit per për te kaluar problemet e moshës dhe per mbarëvajtjen e shendetit mendor. Aktualisht ne shkollat tona punojnë 144 punonjës  te shërbimit psikologjik, por ministria e arsimit premton se do te ketë një psikolog për 1500 nxënës. Shtrirja e këtij shërbimi  do te behet ne mënyrë graduale deri sa te përmbushen te gjitha kushtet, si ai i profesionit te psikologut apo master ne fushën e psikologjise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›