E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albtelecom, punonjësit në protestë

Punonjësit e Albtelekomit kane protestuar para godinës se kryeministrisë duke kërkuar qe te përfitojnë nga 1 deri ne 12 rroga shpërblim si pasoje e privatizimit. Me vendim te Këshillit te Ministrave mbas privatizimit te AlbTelekomit, 2280 punonjësit e këtij institucioni ne te gjithë vendin duhet ta përfitojnë këtë shpërblim. Kryetari i sindikatës se punonjësve te Poste Telekomit Shpëtim Vojka e ka quajtur këtë situate si një shkelje te ligjit për te drejtën e punonjësve qe shpërblehen nga privatizimi i shoqërive ku ata punojnë. Sindikata e punonjësve te Poste Telekom ka bere te ditur se duke mos marre asnjë përgjigje nga përpjekjet e deritanishme për zbatimin e këtij ligji, po përgatit dokumentet për te zgjidhur çështjen përmes gjykatës. Ndërkohë është bere edhe ankimimi ne institucionin e Avokatit te Popullit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›