E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, toka djerrë pas konflikteve të pronësisë

Në Qarkun e Fierit, mbi 12 mijë ha fizikisht tokë bujqësore nuk punohet, duke u kthyer ne djerre. Kësaj braktisje i shtohen edhe 4963 hektarë, e cila nuk është ndarë nga ligji 7501, ku 1700 ha janë vetëm në komunën e Topojës së rrethit Fier. E gjithë kjo sipërfaqe nuk shfrytëzohet për arsye se me urdhër të qeverisë është ndaluar qiradhënia e tokës. Sipas specialistit të komunës Topojë të Fierit Kristaq Filka,  kjo braktisje e tokës vjen se shumë fshatarë, të cilët disponojnë këtë tokë e kanë braktisur atë, sepse e kanë humbur interesin, kjo për arsye se prodhimet e tyre kanë kosto të lartë.Nje tjetër problem, jane dhe kanalet vaditës te cilët gjate viteve të tranzicionit dhe në vazhdim janë shkatërruar ose janë bllokuar , duke bere qe  shumë sipërfaqe toke përmbyten gjatë shirave.E ndërsa një pjesë e mirë e fshatarëve kanë preferuar emigrimin si në Greqi ose Itali për të siguruar mbijetesën e familjes, të tjerë kanë lënë fshatin për të nisur një jetë të re në qytet. Por në rast se shteti nuk ndërhyn, historia e braktisjes së tokës do të vazhdojë të mbetet djerrë edhe në mijëra hektarë të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›