Golem, i moshuari vetëvaret në banesë
Një i moshuar është gjetur i vetëvarur në banesë e mendohet se ka kryer këtë akt në kushte depresioni. Burimet policore thanë se u gjet i vetëvarur në banesën e tij, Nazmi Zenel Lilo, 61 vjeç. Ai u gjet nga familjarët rreth orës 13:00 të dy ditëve më parë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të policisë së Kavajës, të cilët morën njoftim se në fshatin Golem, në banesën e tij, në katin e pestë, është vetëvarur me kabullin e televizorit në kornizën e perdes Nazmi Lilo. U kryen veprimet procedurale, ku rezultoi se viktima kishte shfaqur dhe herë të tjera shenja depresioni. Sipas policisë, materialet do t‘i kalojnë prokurorisë për veprime të mëtejshme.