E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga, tentoi të vrasë një të mitur

Një 27-vjeçar ka tentuar të shtypë me makinë një të mitur, pas një konflikti që ka pasur me të. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Vorë, ndërkohë që policia ka arrestuar agresorin. Burimet policore bënë të ditur se nga Seksioni Kundër Krimeve të Jetës dhe Shëndetit u mor masa e arrestit ndaj shtetasit Nazmi Gani Dervishi, 27 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Muçaj, pasi akuzohet për veprën penale të "vrasjes me dashje e mbetur në tentativë". Ky person, dy ditë më parë, në qendër të Vorës, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me automjetin e tij tip "BMW 325", 15-vjeçarin J. K., lindur dhe banues në Vorë, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›