Arrestohet francezi, trafikonte makina
Një francez është kapur në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, duke tentuar të trafikojë një makinë të vjedhur. Sipas burimeve policore lokale, Mickael Victor Raymond është kapur rreth orës 05:00 të mëngjesit të djeshëm, kur ai ka tentuar të hyjë në Shqipëri me një makinë "BMW X5", me targë AFG93. Burimet policore bënë të ditur se ai i është nënshtruar kontrollit të policisë kufitare dhe gjatë verifikimeve ka rezultuar se makina ishte denoncuar si e vjedhur. Në këto kushte, policia ka bërë bllokimin e mjetit dhe ka shoqëruar drejtuesin e saj. Ai ka deklaruar se mjetin e kishte blerë, megjithatë kjo nuk e ka shpëtuar nga prangosja, pasi dyshohet për trafik të mjeteve motorike.