Orkestra Simfonike e RTSH, koncert me krijimtarinë e Mendelsonit
Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në datë 21 shkurt është radha e Orkestrës Simfonike të RTSH të ngjitet në skenë për të festuar 200- vjetorin e kompozitorit gjerman Felix Mendelson Bartoldy me një koncert muzikor nën drejtimin e Prof. David de Villiers, ndërsa profesori austriak Andreas Reiner do të luaj solo në violinë. Bartoldy përfaqëson sot një nga kompozitorët më popullorë të periudhës romantike.
Kompozitori gjerman Feliks Mendelson Bartold, i konsideruar si "Moxarti i shekullit XIX", lindi në Hamburg më 3 shkurt 1809. I frymëzuar në atë kohë prej letërsisë, pikturës, muzikës dhe filozofisë, ai u vu në kërkim të gjetjes së rrugëdaljes nga dilema e artit të romantizmit. Bartold e zgjeroi aktivitetin në shumë qytete kryesore të Evropës, si Londër e Paris, por dhe në një sërë qytetesh të mëdha në Gjermani: në Berlin, Lajpcig, Frankfurt. Në 1843 në Lajpcig ishte një nga bashkëthemeluesit e Konservatorit të parë të muzikës në Gjermani. Një vit më pas, në 1844, Bartold drejtoi gjashtë koncerte simfonike në Londër dhe ekzekutoi premierën e veprës së tij "Ëndrra e një nate vere". Krijimtaria muzikore e Feliks Mendelson Bartold përfshin të gjitha zhanret e muzikës fetare si dhe asaj instrumentale, popullore të kohës. Ai ka kompozuar simfoni, pjesë për piano, këngë, muzikë korale, kantata. Feliks Mendelson Bartold ndërroi jetë në Lajpcig më 4 nëntor 1847.
Email This Klikime: 1
Email This Klikime: 1