E Diel, 1 Nëntor 2026

Bujar Leskaj: Vendimi i Kushtetueses del nga martesa me PS

Deputeti demokrat, Bujar Leskaj gjatë fjalës së tij dje në kuvend e konsideroi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e lustracionit si një vendim që del nga martesa e gjykatës kushtetuese me kupolën e Partisë Socialiste, del nga gardh me gjemba, perde me gjemba për demokracinë në Shqipëri, për lustracionin e vendit dhe për integrimin e vendit në BE. Ai u shpreh se kjo komprometohet nga një deklaratë e dy ditëve më parë të një gjyqtari të lartë të PS, deklaratë e cila demaskon vendimin anti-kushtetues të gjykatës kushtetuse të marrë në parim të plotë të së drejtës të barazisë së integritetit në një konflikt të hapur interesi të një numri të madh të anëtarëve të kësaj gjykate. PD përmes eksonentëve të lartë, deklaron se PS konsideron detyrë historike e mision kushtetues kombëtar të ndaloj zbatimin e ligjit të lustracionit duke konkretizuar haptaz apologjinë e tij 45 vjeçar të diktaturës. Për fat të keq, Gjykata Kushtetuese iu bashkua PS, u nënshtrua nga PS, u martua do të thoshte ndonjë ndryshe,- u shpreh Leskaj. Detyra historike e Sali Berishës dhe jo vetëm e tij, theksoi Leskaj  është tu kthejë besimin njerëzve dhe duke fuqizuar përballë institucionit shqiptar përpjekjet që duhet të kenë një fondament të tërë në këtë ligj lustracioni. Po të jetë nevoja dhe aplikimin e nenit 128 të kushtetutës. Duke u shprehur se  një pjesë e deputetëve të opozitës ngjajnë si misri i zier në Përmet, ai iu referua thënies së shkrimtarit Koço Kosta nga romani i tij i fundit.

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›