MASH dhe sindikatat e arsimit, marrëveshje për reduktimin e orëve mësimore
deri në përfundim të sezonit mësimor. Sindikalistët kanë treguar se është punuar për një draft mbi statusin e mësuesit ku në një ndër pikat kërkohet një paraqitje sa me etike në veshje të gjithë mësuesve që japin mësim. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, Kryetari i Federatës së Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës të Shqipërisë (FSASH), përfaqësuar nga Kryetari, z. Xhafer Dobrushi, dhe Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë (SPASH), përfaqësuar nga Kryetari z. Bajram Kruja, nënshkruan midis tyre në MASH, Marrëveshjen për Kontratën Kolektive të Punës. Në përfundim u vendos që të përsëritet kontrata e deritanishme Kolektive të Punës të datës 4 Korrik 2006, e cila do të shtyhet deri në 2014-tën. Tafaj, përmendi disa nga elementët e rinj të përfshirë në kontratë. Sipas tij kontrata përcakton një draft-rregullore për statusin e mësuesit si dhe përpunimin, përgatitjen dhe miratimin e kodit të etikës së mësuesit. Kontrata kolektive e punës përfshin edhe pedagogët e arsimit të lartë dhe bën një hap përpara edhe në rregullimin e marrëdhënieve të punës në kuptimin e punësimit, rekrutimit, por edhe të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës. Një element tjetër i kontratës është saktësimi për punonjësit e arsimit që plotësojnë moshën e pensionit pa mbaruar vitin shkollor. Kontrata parashikon se mësuesit nuk pensionohen në rast se janë vetëm dy muaj, para përfundimit të viti shkollor.
Last Updated on E Marte, 25 Maj 2010 22:04