SHBA shkurton shpenzimet
që të vendosë ndalimin e shpenzimeve për programet federale që kanë marrë miratimin e Kongresit. Demokratët në Kongres, kanë premtuar se shkurtimi i shpenzimeve do të jetë një nga pikat themelore të reduktimit të deficitit, që për vitin 2009 preku vlerën rekord të 1.4 trilion dollarëve, ose pothuajse 10% të totalit të ekonomisë amerikane. Aktualisht Presidenti Amerikan, Obama, ka të drejtën të bëjë ndryshime në shpenzimet e miratuara nga Kongresi, por edhe Kongresi në rast se ka vullnet mund të bëjë ndryshime në shpenzimet e propozuara nga Presidenti. Sipas zyrës qeveritare të bilancit që nga viti 1974, Shtëpia e Bardhë ka bërë 76 miliardë dollarë ndryshime në shpenzimet e miratuara nga Kongresi, ndërsa Kongresi ka ndryshuar në total 25 miliardë dollarë shpenzime të propozuara nga Presidentët.
Nafta bie në 68 dollarë për fuçi
Nafta i shtoi humbjet të martën dhe ra, duke iu drejtuar nivelit të 68 dollarëve, prej shqetësimeve në rritje mbi krizën në eurozonë dhe ndikimin e saj në ekonominë globale. Investitorët hoqën qafe asetet me risk dhe, për siguri, iu sulën në blerje dollarit amerikan. Ky i fundit fitoi pothuaj 0,7 për qind ndaj shportës së valutave të tregtisë të martën. Nafta bruto amerikane për korrikun ra 2,16 dollarë në kuotën 68,05 dollarë për fuçi. Nafta Brent e Londrës ra 1,62 dollarë në kuotën 69,55 dollarë për fuçi. Përgjigja kutur e Evropës ndaj krizës së borxhit të Greqisë dhe rritja e deficiteve në vendet e tjera të eurozonës i ka shkurajuar tregjet gjashtë javët e fundit. Dhe hapi i fundit i bankës qendrore spanjolle, që mori nën kontroll një bankë të vogël kursimesh, i hodhi benzinë zjarrit të frikës për një shkrirje më të madhe. Kjo krizë i ka errësuar edhe treguesit pozitivë ekonomikë, që tregojnë se vendet në zhvillim dhe ato anëtare të OECD-së (Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik) po i kthehen rritjes ekonomike, pas recesionit më të rëndë të kohërave të pasluftës.
Bursat evropiane regjistrojnë humbje
Aksionet evropiane i zgjeruan humbjet të martën, duke prekur fundin që prej fillimit të shtatorit 2009, të shtyra poshtë nga humbjet që pësuan stoqet bankare, pasi Banka e Spanjës mori nën kontroll një bankë të vogël kursimesh, bankën CajaSur, këtë fundjavë. Indeksi panevropian FTSEurofirst 300 i aksioneve kryesore ra 2,9 për qind, në nivelin e 944,67 pikëve. Ky indeks ka humbur 14,6 për qind, qëkurse frika për borxhet sovrane të eurozonës dhe masat e reja të rrepta shtrënguese fiskale janë përshkallëzuar, duke nisur nga mesi i muajit prill. Bankat ishin sot interpretuesit më të këqij të tregut, me indeksin Stoxx Europe 600 që ra 3 për qind. Banco Santander, e goditur sesionin e kaluar nga marrja nën kontrollin shtetëror të bankës së kursimeve spanjolle CajaSur, vazhdoi edhe sot të humbasë në treg dhe ka rënë 4,2 për qind. Ndërsa Barclays, HSBC dhe UniCredit ranë nga 1,4 në 4,7 për qind.