E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH-i: ”Fituesit e universiteteve, do të shpallen në shtator”

Rezultatet e provimeve me zgjedhje në fund të muajit korrik

Jonida Tashi

Kandiatët për në universitet, do tu duhet të presin deri në muajin shtator, për të mësuar nëse do të jenë pjesë e auditoreve këtë vit. Ministria e Arsimit, bën të ditur se këtë vit, publikimi i emrave fitues, do të bëhet në fillim të muajit shtator, sipas kuotave të përcaktuara nga universitetet dhe të miratuara nga Këshilli i Ministrave. Por me rezultatet e dy provimeve me zgjedhje, maturantët do të njihen në fund të muajit korrik. Sipas rregullores së Maturës shtetërore, shpallja e rezultateve për çdo provim të Maturës, bëhet jo më shumë se 15 ditë pas dhënies së çdo provimi. Dy provimet me zgjedhje do të zhvillohen në të njëjtën ditë, përkatësisht në datën 10 korrik, në të gjithë vendin. Pikërisht, 15 ditë pas kësaj date, pra në datën 25 korrik, pritet të publikohen dhe rezultatet e ktyre provimeve. Pas shpalljes së rezultateve për provimet me zgjedhje, do të vijojë procesi i përpunimit të të dhënave përkatëse për të gjithë komponentët e Maturës Shtetërore, duke përfshirë mesataren e shkollës së mesme dhe katër provimet e Maturës. Kjo procedurë do të bëjë të mundur detajimin e listave me emrat fitues të maturantëve, që do të kenë të drejtë të vijojnë studimet e larta për vitin akademik 2008-2009.
Izolimi
Specialistët që do të hartojnë testet përfundimtare për provimet me zgjedhje, janë izoluar ditën e djeshme, në ambientet e Agjencisë së Vlerësimit dhe Arritjeve të Nxënësve (AVA) në Tiranë. Grupi prej 17 specialistësh, që do të përzgjedhin pyetjet finale për çdo provim të lëndëve me zgjedhje të Maturës Shtetërore, do të qëndrojë për shtatë ditë me radhë i izoluar në (AVA). Kështu, që dje, në ambientet e AVA-as ka nisur hartimi i tezave të provimit, në përmbajtje të të cilave do të jenë rreth 20 pyetje të përzgjedhura nga fondi i përgjithshëm i pyetjeve për provimet e Maturës Shtetërore. Dy provimet me zgjedhje do të jenë dhe vendimtaret në lidhje me pranimet në universitete për vitin akademik 2008-2009. Specialistët e përzgjedhur për hartimin e tezave janë mësues të lëndëve përkatëse, që do të përzgjedhin pyetjet finale nga “banka e pyetjeve”, të krijuara nga ekspertët e AVA-as, në bazë të programeve orientuese, në kushtet e ruajtjes së plotë të sekretit brenda ambienteve të izoluar të AVA.
Testet
Nëntë lloje testesh të ndryshme sipas lëndëve të përcaktuara në formualrin A1, do të jenë për provimet me zgjedhje. Lëndët, nga të cilat maturantët kanë zgjedhur dy të tilla për provim, janë: Fizikë, Kimi, Biologji, Anglisht, Frëngjisht, Histori, Gjeografi, Njohuri për shoqërinë dhe Njohuri për ekonominë dhe Filozofi. Tezat e provimeve për të dyja lëndët do të përmbajnë rreth 20 pyetje, të cilat do të jenë të kombinuara në masë të barabartë ndërmjet pyetjeve që do të kenë përgjigje me alternativa dhe atyre që do të jenë me zhvillim. Ndërsa vlerësimi për pyetjet do të jetë i ndryshëm, në bazë të saktësisë, që do të jetë dhe përgjigja e dhënë nga maturanti. Kështu, në rregulloren e Maturës është përcaktuar që pyetjet me përgjigje alternative do të vlerësohen me 10 pikë, ndërsa pyetjet me zhvillim në total do të vlerësohen me 30 pikë. Në total një maturant duhet të marrë maksimumi 40 pikë për çdo provim me zgjedhje.
Koha
Ndryshe nga dy provimet e detyruara, kohëzgjatja për dhënien e përgjigjeve me shkrim për të dy testet e provimeve me zgjedhje do të jete 4 orë, e konceptuar kjo si kohë e mjaftueshme për të plotësuar të gjitha pyetjet e testit. Maturantët, të cilët nuk kanë arritur që në dy provimet e detyrueshme të vlerësohen me pikët e nevojshme për të marrë notën kaluese, do të kenë një tjetër shans për të dhënë provimet e detyrueshme në vjeshtë, ndërsa konkurrimin për në shkollë të lartë do ta vijojnë vitin e ardhshëm. Ashtu siç është vepruar dhe për provimet e detyrueshme, edhe për provimet me zgjedhje, korrigjimi i tyre do të bëhet në tre qendrat e ngritura në rrethe si dhe në atë të kryeqytetit. Vetëm se në procesin e korrigjimit të testeve të lëndëve me zgjedhje, masat e sigurisë do të jenë edhe më të larta për të shmangur çdo lloj problemi që mund të lindë.

Të dhëna
80 pikë është maksimumi i pikëve që duhet të marrë një maturantë për dy provimet me zgjedhje
40 pikë në total duhet të marrë maksimumi një maturant për çdo provim me zgjedhje
20 pyetje do të përmbajnë tezat e provimeve për të dyja lëndët me zgjedhje
10 pyetje do të jenë me përgjigje alternative (10 pikë)
10 pyetje do të jenë me përgjigje me zhvillim (30 pikë)
4 orë kohë në dispozicion do të kenë maturantët për dhënien e përgjigjeve me shkrim për të dy testet e provimeve me zgjedhje
2 provimet me zgjedhje zhvillohen në të njëjtën ditë
9 lloje testesh të ndryshme sipas lëndëve të përcaktuara në formualrin A1, do të jenë për provimet me zgjedhje
10 korrik është data e zhvillimit të dy provimeve me zgjedhje
15 ditë pas kësaj date pritet të bëhet shpallja e rezultateve

Penalizimet për Matematikën, gjashtë nxënësve nuk i’u njihet provimi

Gjashtë maturantëve në provimin e Matematikës, nuk i’u është njohur rezultati i provimit. Këta nxënës, janë ndëshkuar, pasi kanë pasur përgjigje të njëjta apo pjesërisht të njëjta në test. Pas përfundimit të provimit të detyruar Matematikë, të Maturës Shtetërore 2008, KOPOTED-i, komisioni i MASH për shqyrtimin e testeve të dyshuara për kopjim, ka bërë publikë penalizimet. Nga 115 teste të verifikuara, 109 prej tyre kanë rezultuar të rregullta. Ndërsa teste me përgjigje tërësisht të njëjta kanë rezultuar katër. KOPOTED-i bën të ditur se në këtë provim nuk kanë rezultuar teste me disa përgjigje të njëjta dhe vetëm tre teste kanë pasur probleme teknike. Përveç mosnjohjes së rezultatit për gjashtë nxënës, është marrë masa “Vërejtje me Paralajmërim” për 1 administrator nga rreth 2 mijë që mbikëqyrën nxënësit.

Verifikimet në Matematikë 2008
115 teste janë verifikuar nga KOPOTED
109 kanë rezultuar të rregullta
4 teste kanë rezultuar me përgjigje tërësisht të njëjta
0 teste me disa përgjigje të njëjta
3 teste me probleme teknike
7 teste gjithsej të penalizuara
6 nxënësve nuk i’u është njohur rezultati
1 administrator ka marrë “Vërejtje me Paralajmërim”

Qyteti Studenti, kushte mw tw mira pwr 2800 studentwt e rinj

Qyteti Studenti në Tiranë, do të presë rreth 2800 studentë që nisin për herë të parë studimet për vitin akademik 2008-2009. Në pritje të tyre, Drejtoria e Qytetit Studenti po pwrgatit ambientet, me qëllim që konviktet të ofrojnë kushte të mira jetese për studentët. Kjo drejtori bën të ditur se për vitin e ri akademik po sigurohen më shumë vende si pasojë e largimit masiv të studentëve të viteve të fundit, duke i bërë dhomat sa më funksionale. Lidhur me vlerën e tarifës vjetore të qwndrimit në Qytetin Studenti, Drejtoria sqaron se nuk është vendosur ende, pasi pritet të diskutohet nga bordi i ndërmarrjes dhe do të shihet mundesia qw të mos rritet. Vitin e kaluar kjo tarifë ka qenë rreth 25 mijë lekë. Qytetit Studenti, ka një kapacitet për 6700 studentë dhe numëron 29 godina (17 godina për vajza), nga të cilat janë rikonstruktuar së fundmi gjashtë prej tyre, me një vlerë 600 mijë euro. Në mjediset e këtij qyteti janë kryer investime edhe per shtrimin e rrugëve dhe zgjerimin e sipërfaqeve të gjelbëra deri në 10.200 metra katrore.

4 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›