Arrestohet Ylli Kelmendi, dëshmitari i vrasjes së Mirit të Xhikes
Pas një kontrolli rutinë policia i gjen pistoletë “TT” pa leje
Luan Kondi
TIRANË – Ylli Kelmendi ka rënë përsëri në prangat e Policia së Tiranës. Uniformat blu e arrestuan atë dje për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të punonjësit të policisë. Ndalimi i Kelmendit u bë në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ndërsa ai gjendej në afërsi të ndërtesës së Kuvendit. Dëshmitari i vrasjes së Fatmir Ramës, i njohur me nofkën Miri i Xhikes, ka rënë në rrjetën e uniformave blu gjatë një kontrolli rutinë të këtyre të fundit në rrugët e kryeqytetit.
Ngjarja
Bëhet e ditur se shtetasi Ylli Kelmendi, u arrestua dje rreth orës 01:30 para selisë së Kuvendit, pasi ka ushtruar dhunë ndaj shërbimeve policore gjatë momentit të kontrollit të ushtruar mbi të. Më pas ai goditur me grushte duke i kundërshtuar uniformat blu gjatë kryerjes së detyrës dhe ju shkaktuar atyre dëmtime të lehta trupore. Pasi kontrollit fizik Kelmendit iu kap një armë zjarri pistoletë e tipit “TT” me 7 fishekë në krehër. Sipas burimeve policore, i arrestuari rezulton një person me precedent penal. Ylli Kelmendi është një nga dëshmitarët në vrasjen e Fatmir Ramës te Kartodromi, në periferi të Tiranës, në vitin 2003, ku mbeti dhe vetë i plagosur. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të shtetasit Ylli Kelmendi i kaluan Prokurorisë, për konsumim të veprave penale të “Kundërshtimit të punonjësit policisë së Rendit Publik” dhe të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga nenet 236/2 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Arrestimet
Ylli Kelmendi njihet si dëshmitari kryesor i ngjarjes së 29 marsit të vitit 2003, kur Fatmir Rama u qëllua me armë në lokalin e tij “Kartodrom 2000” në Lundër, ky edhe ai ka mbetur i plagosur. Tashmë Kelmendi rikthehet sërish në qelitë e komisariatit nr. 1, në të cilat ka qëndruar edhe dy herë të tjera më parë. Arrestimi i tij i parë ndodhi më 22 qershor të vitit 2003, kur ai u akuzua për vrasjen e mbetur në tentativë të një personi. Sipas dëshmive Kelmendi po ecte me një automjet në sheshin “Skënderbej” i shoqëruar nga një femër, kur i kanë ndërprerë rrugën dy persona. Pas shkëmbimit të fjalëve me ta, Kelmendi nxori armën dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Nga plumbat e armës së Kelmendit mbeti i plagosur lehtë Mynir Cerri, ndërsa shpëtoi paq shoku i tij, Zenel Kaziu. Pas ngjarjes, policia e Komisariatit Nr. 1 e shpalli në kërkim Kelmendin, i cili u arrestua më pas. 44-vjeçari u akuzua për vrasje të mbetur në tentativë për motive të dobëta. Pas hetimit dhe shqyrtimit gjyqësor të çështjes së tij, Kelmendi u dënua me 2 vite burg, ndonëse organi i akuzës kërkoi një masë dënimi më të rëndë. Disa muaj pas ngjarjes ai u la i lirë pasi kishte shlyer dënimin e dhënë nga gjykata e Tiranës ndaj tij edhe gjatë kohës që paraburgimit. Ngjarja e dytë për të cilën është arrestuar Kelmendi ka ndodhur më 17 shkurt të vitit 2006, kur ky i fundit dhe Shkëlqim Zeqollari u grindën me njëri-tjetrin për motive ende të panjohura fare pranë Qytetit Studenti. Sipas kallëzimit të të dëmtuarit, Kelmendi e kishte kërcënuar me armë, ndërsa më pas i kishte goditur edhe automjetin e tij “Mercedez- Benz”, me targa TR 1039 L. Pas sherrit mes tyre, Zeqollari ka trokitur në rajonin e Policisë së Qytetit Studenti dhe ka firmosur një kallëzim penal ndaj ish- mikut të tij, Ylli Kelmendi.
Dosja “Hoxha”, prokurori kërkon në Gjykatën e Lartë arrest shtëpie për Sefgjinin
TIRANË - Prokuroria i drejtohet Gjykatës së Lartë për të rrëzuar vendimin e Gjykatës së Apelit, që la të lirë Arben Sefgjinin, një nga të akuzuarit kryesor për çështjen “Hoxha”. Sipas Prokurorisë, lirimi i Sefgjinit ishte i paligjshëm, ndaj kërkon pranë organit më të lartë gjyqësor rikthimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Burime pranë Gjykatës së Lartë pohojnë se kërkesa është depozituar pranë kësaj gjykate më 23 qershor dhe kjo do të shqyrtohet shumë shpejt. Krahas rikthimit të masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Sefgjinin, kërkohet e njëjta masë sigurie edhe për dy të akuzuarit e tjerë Avni Koldashin dhe Budjon Meçen. Sipas Akuzës, paligjshmëria e vendimit të Apelit qëndron në faktin se trupi gjykues që duhet të jepte vendimin duhet të përbëhej pre 5 gjyqtarësh dhe jo tre siç ndodhi në fakt. Pra i mbetet Gjykatës së Lartë të vendosë tashmë nëse ishte i drejtë vendimi që la Sefgjinin të lirë pas akuzave për rrëmbim dhe tortura me pasojë të rënda ndaj biznesmenit Remzi Hoxha, i zhdukur prej 13 vjetësh.
Itali, kapet shqiptari me 52 kilogramë heroinë
Milano - Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë dhe autoriteteve të Guardia Di Finanza në Milano, pasi është kapur me 52 kilogramë heroinë me vlerë rreth 5 milionë euro. Operacioni i kryer brenda një nate ka vënë nën pranga shqiptarin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa është sekuestruar makina e tij në të cilën gjendeshin edhe shumë telefona celularë. Droga ishte fshehur në dy bombola që shërbenin për kompresimin e gazit në sistemin e frenave. Sipas autoriteteve policore, heroina e sekuestruar kishte si destinacion tregun e Milanos dhe atë të Brianzolos. Gjatë trembëdhjetë muajve të fundit karabinierët e grupit të Monzas kanë sekuestruar 350 kilogram heroinë, e cila vinte nga vende të ndryshme të Ballkanit.
Gjenden dy autorët 5 ditë pas tentativës për vrasjen e 18-vjeçarit
Tiranë – Dy të rinj u arrestuan nga policia pasi pak kohë më parë tentuan të vrasin me armë një adoleshent. Burime nga uniformat blu thanë për gazetën se specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit realizuan ekzekutimin e urdhrit të ardhur nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të “Vrasjes së mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim, për Erjon Mihali, 26 vjeç, i dënuar më parë për vrasje, kanosje dhe peng marrje si dhe Ylian Çullhaj, 25 - vjeç, banues në Tiranë. Të rinjtë dyshohen se në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë tentuar të vrasin me armë zjarri 18 - vjeçarin Valdrin Hoxha, ngjarje kjo e ndodhur më 28 qershor 2008 në rrugën “Myslym Shyri” në afërsi të shkollës “Pjetër Budi” në Tiranë.
Në sajë të marrjes dhe grumbullimit të saktë të informacioneve mbi këta shtetas, u realizua identifikimi dhe kapja e tyre. Ndërkohë u kryen veprimet hetimore dhe procedurale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale të parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 25 të Kodit Penal.
4 Korrik 2008