Komisioni i gradave të larta, bum kërkesash nga oficerët e Ushtrisë
Caktohen emrat e anëtarëve të komisionit të karrierës, që kryesohet nga gjenerali Agim Lala
Luan Kondi
Tiranë - Është ngritur komisioni i karrierës për dhënien e gradave të larta të ushtarakëve. Ai do të ketë nëntë anëtarë. Bum kërkesash kanë mbërritur në sekretarinë, e cila përcakton së pari edhe dosjet që kanë mbërritur për shqyrtim. Komisioni i Lartë në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, një nga tre komisionet, vlerëson oficerët me gradë nga kapiten (kapiten lejtënant) deri te kolonel (kapiten i rangut të parë) dhe kapterët për gradën e kryekapterit. Sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes, komisioni do të ketë 7 anëtarë, ku kryetar është caktuar të jetë zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Agim Lala; anëtarë, gjeneral brigade Zyber Dushku, drejtori i Shtabit të Përgjithshëm, kolonel Foto Duro, komandanti i KDS-së, kolonel Sandër Lleshi, komandanti i KM-së, Albert Boro, kapiteni i rangut të parë Roland Nasto dhe Afërdita Zyberi sekretare. Deri tani për gradën e majorit pretendojnë rreth 50 oficerë, për atë të n/kolonelit 35 oficerë, ndërsa për gradën e kolonelit 60 oficerë.
Ligji
Ligji “Për gradat dhe karrierën ushtarake në forcat e armatosura të Republikës së Shqipërisë” përcakton rendin e gradave, përparimin në gradë dhe në karrierë, përgjegjësitë që rrjedhin nga karakteri i veçantë i detyrës dhe i shërbimit ushtarak dhe ndërprerjen e karrierës për ushtarakët e Forcave të Armatosura. Në nenin 8 të këtij ligji përcaktohen gradat ushtarake në Forcat e Armatosura që për oficerët klasifikohen në grada të ulëta, grada të larta dhe grada madhore. Sipas ligjit, autoritetet përgjegjëse për vlerësimin e përparimit të oficerëve në gradë dhe karrierë, si dhe për kualifikimin brenda dhe jashtë vendit janë komisionet e karrierës. Komisionet e karrierës janë 3: Komisioni i Veçantë i Karrierës në Ministrinë e Mbrojtjes, i cili vlerëson oficerët me gradë madhore; Komisioni i Lartë në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe Komisioni i Zakonshëm në Komandat e Forcave, Komandën e Stërvitjes dhe të Doktrinës, Komandën e Mbështetjes Logjistike dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për repartet e varësisë së drejtpërdrejtë, i cili vlerëson oficerët me gradë nëntoger, toger (nënlejtënant, lejtënant) dhe nënoficerët nga nëntetar deri në rreshter.
Gradimet
Komisionet e karrierës në Ministrinë e Mbrojtjes, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe në Komandat e Forcave, Komandën e Stërvitjes dhe Doktrinës, Komandën e Mbështetjes Logjistike dhe në njësitë autonome të Shtabit të Përgjithshëm krijohen nga ministri i Mbrojtjes, me propozim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Gradat për ushtarët jepen nga komandanti i njësisë (brigadë, regjiment) dhe i reparteve të njësuara me të. Kurse gradat e nënoficerëve aktivë e rezervistë jepen nga komandanti i forcës dhe nga komandantët e njësive të varësisë së Shtabit të Përgjithshëm, sipas kritereve të përcaktuara. Kursantët që përfundojnë kurset pranë Akademisë së Nënoficerëve titullohen nënoficerë dhe u jepet grada nëntetar. Të drejtën e propozimit për titullimin e nënoficerëve dhe dhënien e gradës, në përfundimin e kursit, e ka komandanti i Akademisë së Nënoficerëve. Gradimi i parakohshëm i ushtarakëve për gradën e radhës mund të bëhet vetëm një herë gjatë karrierës ushtarake, jo më parë se një vit nga plotësimi i afatit kohor të qëndrimit në një gradë. Në ligj përcaktohet se titullimi oficer aktiv dhe dhënia e gradës së parë të oficerit bëhet me urdhër të ministrit të Mbrojtjes. Gradën nëntoger e marrin studentët që mbarojnë arsimin e lartë ushtarak në akademitë ushtarake brenda ose jashtë vendit të njësuara me to dhe titullohen oficerë aktivë. Gradat ushtarake të oficerëve, nga nëntoger deri në kolonel, jepen me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, sipas propozimit të komisioneve të karrierës. Ligji përcakton qartë se gradat madhore u jepen oficerëve me dekret të Presidentit të Republikës dhe me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes.
Box
GRADAT USHTARAKE
Gradat ushtarake, sipas titullit, shërbimit dhe llojit të gradës, janë:
1. Për ushtarakët e titulluar oficer aktiv:
Forcat tokësore/ajrore Forcat detare
Gradë madhore Gjeneral-lejtënant Admiral
Gradë madhore Gjeneral Major Nënadmiral
Gradë madhore Gjeneral Brigade Kundëradmiral
Gradë e lartë Kolonel Kapiten i Rangut I
Gradë e lartë Nënkolonel Kapiten i Rangut II
Gradë e lartë Major Kapiten i Rangut III
Gradë e ulët Kapiten Kapiten Lejtënant
Gradë e ulët Toger Lejtënant
Gradë e ulët Nëntoger Nënlejtënant
2. Për ushtarakët e titulluar nënoficer:
Forcat tokësore/ajrore Forcat detare
Nënoficer Kryekapter Kryekapter
Nënoficer Kapter Kapter
Nënoficer Rreshter Rreshter
Nënoficer Tetar Tetar
Nënoficer Nëntetar Nëntetar
Koha minimale e qëndrimit në një gradë
For. Tokësore/ajro. Forcat detare
Rekrut I Detar I 3 muaj
Rekrut II Detar II 9 muaj
Ushtar PR I Detar 1 vit
Ushtar PR II Detar 1 vit
Nëntetar Nëntetar 4 vjet
Tetar Tetar 4 vjet
Rreshter Rreshter 5 vjet
Kapter Kapter 5 vjet
Nëntoger Nënlejtënant 3 vjet
Toger Leitnant 4 vjet
Kapiten Kapiten lejtënant 5 vjet
Major Kapiten i rangut III 4 vjet
Nënkolonel Kapiten i rangut II 5 vjet
Kolonel Kapiten i rangut I 4 vjet
Gjeneral brigade Kundëradmiral 3 vjet
Gjeneral major Nënadmiral 3 vjet
Koha maksimale e qëndrimit në shërbim në një gradë
Forc. tokësore/ajr. Forcat detare
Rekrut I Detar I 6 muaj
Rekrut II Detar II 1 vit
Ushtar PR I Detar PR I 6 vjet
Ushtar PR II Detar PR II 6 vjet
Nëntetar Nëntetar 12 vjet
Tetar Tetar 20 vjet
Rreshter Rreshter 22 vjet
Kapter Kapter 27 vjet
Kryekapter Kryekapter 30 vjet
Nëntoger Nënlejtënant 6 vjet
Toger Leitnant 8 vjet
Kapiten Kapiten lejtënant 15 vjet
Major Kapiten i rangut III 22 vjet
Nënkolonel Kapiten i rangut II 27 vjet
Kolonel Kapiten i rangut I 30 vjet
Gjeneral brigade Kundëradmiral 33 vjet
Gjeneral major Nënadmiral 35 vjet
Gjeneral lejtënant Admiral 35 vjet
E drejta e gradimit të radhës
Ushtarakut i lind e drejta për gradimin e radhës kur plotëson kriteret e mëposhtme:
a) afatin kohor të qëndrimit në një gradë
b) arsimimin dhe kualifikimin e nevojshëm në shkolla e kurse, ushtarake e civile
c) rezultatet e vlerësimeve vjetore të punës
Ushtarakët, për marrjen e çdo grade më të lartë kanë
të drejtë të shqyrtohen e të vlerësohen nga komisionet e gradave e të karrierës
Nënoficerët vetëm 1 herë;
Oficerët me gradën toger deri në kolonel (kapiten i rangut I) 2 herë
Oficerët me gradën gjeneral brigade e lart vetëm 1 herë.
Gradimi, sipas këtij ligji, do të bëhet në përputhje me nevojat organike të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, brenda muajit janar të çdo viti, i paraqet Ministrit të Mbrojtjes nevojat organike të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për vitin në vazhdim.
Ushtarakët e forcave tokësore, për të fituar gradën e radhës, duhet të plotësojnë kriteret
Oficerët
Togeri
për të fituar gradën e kapitenit, të ketë kryer kursin e komandantit të kompanisë, kursin e oficerit të shtabit të batalionit në Akademinë e Forcave Tokësore ose kurse të njësuara me to jashtë vendit
Kapiteni
për të fituar gradën e majorit, të ketë kryer kursin themelor të oficerit të shtabit në Akademinë e Mbrojtjes ose kurse të njësuara me të në akademitë ushtarake jashtë vendit;
Majori
për të fituar gradën e nënkolonelit, të ketë kryer kursin e Shtabit të Përgjithshëm ose kursin e funksioneve në shtab në Akademinë e Mbrojtjes apo kurse të njësuara me to në akademitë ushtarake jashtë vendit
Nënkoloneli
për të fituar gradën e kolonelit, të ketë kryer kursin e Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes ose kurse të njësuara me të në akademitë ushtarake jashtë vendit;
Koloneli
për të fituar gradën gjeneral brigade, përveç kursit të Shtabit të Përgjithshëm të ketë kryer kursin e lartë në Kolegjin e Mbrojtjes ose një kurs jashtë shtetit të barasvlershëm me të, të ketë shërbyer në shërbimin aktiv jo më pak se 24 vjet dhe të ketë mbajtur gradën kolonel jo më pak se 4 vjet;
Gjeneral major/gjeneral-lejtënant
bëhet në bazë të aftësive profesionale, të vlerësuara nga Komisioni i Veçantë i Karrierës.
Box
Përbërja e komisioneve të karrierës
1- Komisioni i Veçantë i Karrierës
Kryetar
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm
Anëtarë
1 gjeneral major
3 tre gjeneralë brigade të specialiteteve të ndryshme
Komisioni i Veçantë i Karrierës mblidhet me kërkesë të Ministrit të Mbrojtjes për të vlerësuar dhe rekomanduar gradimin e oficerëve në grada madhore
2- Komisioni i Lartë i Karrierës përbëhet nga:
Kryetar
1 gjeneral major, në raste të veçanta, gjeneral brigade
Anëtarë
3 gjeneralë brigade të specialiteteve të ndryshme,
3 kolonelë (kapiten i rangut I) të specialiteteve të ndryshme
Komisioni i Lartë i Karrierës mblidhet me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes për të vlerësuar dhe propozuar për gradim ushtarakët nga kapiten deri te kolonel dhe kapterët, të cilët përmbushin kriteret e përcaktuara në këtë ligj
3- Komisioni i Zakonshëm i Karrierës përbëhet nga:
Kryetar
1 gjeneral brigade
Anëtarë
6 kolonelë (kap. i rangut I) të specialiteteve të ndryshme
Komisioni i Zakonshëm i Karrierës mblidhet me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes për të vlerësuar dhe propozuar për gradim nëntogerët, togerët dhe nënoficerët e karrierës, të cilët përmbushin kriteret e përcaktuara në këtë ligj
4 Korrik 2008