MASH-i shpall fituesit e Olimpiadës Kombëtare të Matematikës
Ministria e Arsimit shpalli dje fituesit e Olimpiadës Kombëtare të Matematikës për nxënësit e shkollave te mesme, i cili u zhvilluar në datën 15 mars 2008. Nxënësit e klasave X, XI, XII, që janë fitues deri në vendin e gjashtë sipas listës së mëposhtme, duhet të paraqiten në datën 5 prill në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, ku do të zhvillohet testi seleksionues për këta nxënës, për të përfaqësuar Shqipërinë në Olimpiadën Ballkanike. Ndërsa nxënësit që kërkojnë të ankimojnë rezultatet e tyre për pikët e marra, mund të paraqiten në Fakultetin e Shkencave të Natyrës deri në datën 29 mars dhe të kontaktojnë me Edmond Pishën.
Pesë olimpiadat kombëtare
MASH-i organizon çdo vit, nëpërmjet Drejtorive Arsimore Rajonale, 5 olimpiada kombëtare në lëndët: Matematikë, Informatikë, Fizikë, Biologji dhe Letërsi. Çdo vit nga këto konkurse spikasin dhe nderohen me çmime rreth 150 nxënës të talentuar të moshave nga 14–18 vjeç. Deri sot Shqipëria ka marrë pjesë në 23 olimpiada ballkanike dhe 7 botërore. Rezultatet pozitive të nxënësve tanë në aktivitetet shkencore jashtë shtetit, tashmë janë bërë një realitet i pranueshëm nga juritë ndërkombëtare. Sipas MASH-it, ky rezultat është edhe një fryt i punës së mësuesve në shkollat e mesme të vendit.
Fituesit
Sipas listës zyrtare që po publikon MASH-i, fituesit janë nga qytete të ndryshme të vendit. Për klasat e nënta vend të parë ka marrë një djalë nga qyteti i Fierit, Tedi Alia, ndërsa vendi i dytë dhe i tretë është fituar nga konkurrentë që vinin nga Shkodra, Durrësi dhe Tirana. Ndërsa për klasat e dhjeta janë renditur qytetet e Elbasanit, Tiranës, Vlorës, Fierit dhe Dibrës. Për klasat e njëmbëdhjeta më shumë pikë ka marrë konkurrenti nga kryeqyteti, duke u vijuar më pas nga konkurrentë më me pak pikë nga qytete të tjera.
Fituesit
Klasa IX
Vendi i parë
Tedi Alia 24 pikë Fier
Vendi i dytë
Disel Spahija 23 pikë Shkodër
Vendi i tretë
Rigert Mema 22 pikë Durrës
Arnold Shehu 22 pikë Tiranë
Klasa 10
Vendi i parë
Kristiana Tulina 20 pikë Elbasan
Vendi i dytë
Erion Dervishi 18 pikë Tiranë
Vendi i tretë
Jurgen Fataj 12 pikë Vlorë
Vendi i katërt
Endrit Shehaj 11 pikë Fier
Vendi i pestë
Elona Hasa 10 pikë Dibër
Vendi i gjashtë
Elvira Troka 9 pikë Fier
Klasa XI
Vendi i parë
Andi Reci 31 pikë Tiranë
Vendi i dytë
Manushaqe Muço 18 pikë Vlorë
Vendi i tretë
Niko Kaso 15 pikë Vlorë
Jurgen Kopliku 15 pikë Tiranë
Albana Grëmbi 15 pikë Fier
Ndriçim Hajdari 15 pikë Lushnje
Klasa XII
Vendi i parë
Erdian Spaho 22 pikë Tiranë
Vendi i dytë
Eglantina Dani 19 pikë Tiranë
Vendi i tretë
Redi Haderi 16 pikë Shkodër
Vendi i katërt
Rezarta Myrtollari 14 pikë Korçë
Vendi i pestë
Ornela Lalaj 10 pikë Vlorë
Limonera Bozhaj 10 pikë Fier
Marsida Çollaku 10 pikë Tiranë
27 Mars 2008