E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet, kur dhe si duhet të aplikosh për përfitimin

Kushtet për të përfituar pension pleqërie deri në fund të qershorit 2008. Si ndryshon mosha e pensioneve për tre kategori në vitet 2008 dhe 2009

Jonida Tashi

Mosha e daljes në pension dhe vitet e punës që nevojiten për përfitimin e tij ndryshojnë nga njëra kategori në tjetrën. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përcaktuar për të tria kategoritë kryesore se sa është mosha e daljes në pension dhe vitet e punës që nevojiten për të përfituar pension pleqërie deri në datën 30 qershor 2008. Ndërsa për të interesuarit që dalin në pension pas kësaj date, ISSH-ja ka përcaktuar kushtet për të përfituar një pension pleqërie nga 1.7.2008 deri më 30.6.2009. Gjithashtu, ISSH-ja ka përcaktuar edhe kushtet që duhet të plotësojnë nënat me shumë fëmijë për të përfituar pension gjatë afateve të mësipërme. Gazeta “Albania” po boton sot dy tabelat që tregojnë moshën dhe vitet e punës për të tria kategoritë e pensioneve.
Aplikimi
Për të përfituar një pension pleqërie fillimisht niset me aplikimin i cili përfshin disa procedura dhe dokumente që duhen paraqitur. Ndërkohë që vitet e punës janë vendimtare për të caktuar masën e pensionit. Ndërsa mosha e daljes në pension është vendimtare për të ditur se në çfarë viti fillon marrja e pensionit. Aplikimi për pensionin duhet të nisë pesë muaj përpara se i interesuari të plotësojë moshën e daljes në pension. ISSH ka rikujtuar se, të gjithë personat që u afrohet koha për të përfituar një pension pleqërie, sipas Ligjit nr. 7703, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, mund të paraqesin kërkesë me shkrim, që 5 muaj para plotësimit të kushteve për pension, pranë Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore të vendbanimit të tyre. Një aplikim i tillë do t’u jepte kohë të gjithë aplikuesve që të përfitonin pensionin që në muajin e parë të plotësimit të moshës. Sipas ISSH-së kjo bëhet për shkak të migrimit, të ndryshimit të vendeve të punës, të vendeve të banimit, pasi kërkohet kohë për të verifikuar dokumentacionin. Ndaj një aplikim i tillë do t’u jepte kohë punonjësve që të mblidhnin të gjithë dokumentacionin e nevojshëm të interesuarve.
Kategoritë
Në kategorinë e parë në përgjithësi përfshihen punët në nëntokë, në ish-industritë ushtarake, në ish-industritë kimike, aviatorët dhe shkrirësit në metalurgji dhe fonderi. Në kategorinë e dytë, masivisht përfshihen mësuesit dhe pedagogët, ushtarakët me grada, si dhe punët drejtuese she shfrytëzuese në minierat në sipërfaqe, punonjësit e mekanizmave të rënda (ekskavatoristë, buldozeristë, vinçierë). Ndërsa në kategorinë e tretë futen përgjithësisht nëpunësit dhe punonjësit e shërbimit. Sipas ISHSH-së, për punët e kategorisë së parë dhe të dytë, nga vjetërsia e punës gjithsej që kërkohet, 3/4 e sajë duhet të jetë e kryer në punë të kategorisë së parë dhe të dytë, me përjashtim të personave që kanë punuar në miniera në nëntokë, ose në punime të tjera të nëntokës, të cilëve u kërkohet që 1/2 e periudhës së punës të jetë në këto punime. Por kjo vjetërsi pune duhet verifikuar nga aplikuesit, pasi shumë prej minierave apo industrive kimike dhe ushtarake janë mbyllur dhe një pjesë e ish punonjësve të këtyre ndërmarrjeve u është dashur të punojnë në punë të tjera, të cilat mund të mos përputhen me të njëjtën kategori si puna e mëparshme.
Ankimimi i pensionit
Nëse një qytetar nuk është dakord me ndonjë element të caktimit të pensionit, siç është shuma e përgjithshme e vjetërsisë në punë, masa e pensionit etj., me të drejtën që i jep Ligji 7703, ai mund të ankohet për vendimin e zyrës së pensioneve në Komisionin e Apelit të ngritur pranë Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore. Sipas ligjit, masa e pensionit përcaktohet nga dokumentacioni që ndodhet në dosje. Nëse aplikuesi mendon se është bërë ndonjë gabim, duhet t’i drejtoheni zyrtarisht ISSH-së, ku të parashtrohet ankesa dhe të japë të dhëna konkrete, si emri, mbiemri, numri i librezës së pensionit dhe rrethin ku është caktuar pensioni. Pas kontrollit të dosjes së pensionit, aplikuesi do të marrë një përgjigje të hollësishme si është vepruar për caktimin e masës së pensionit. Por nëse i interesuari merr përgjigje negative nga ky Komision, ai ka të drejtë të ankohet pranë Komisionit Qendror të Apelit që është ngritur pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Ndërsa ankesat e zgjidhura në mënyrë të pafavorshme bëhen në gjykatë, nga e cila çështja zgjidhet përfundimisht.

Tre kategoritë e pensioneve
Në kategorinë e parë në përgjithësi përfshihen punët në nëntokë, në ish-industritë ushtarake, në ish-industritë kimike, aviatorët dhe shkrirësit në metalurgji dhe fonderi

Në kategorinë e dytë, masivisht përfshihen mësuesit dhe pedagogët, ushtarakët me grada, si dhe punët drejtuese she shfrytëzuese në minierat në sipërfaqe, punonjësit e mekanizmave të rënda (ekskavatoristë, buldozeristë, vinçierë)

Ndërsa në kategorinë e tretë futen përgjithësisht nëpunësit dhe punonjësit e shërbimit

Si ndryshon mosha e pensioneve në 2008-n dhe 2009-n

Kushtet për të përfituar një pension pleqërie deri më 30.6.2008
Për punë të kategorisë së parë
Burri Gruaja
Mosha vjeç 57 52 Periudha e Sigurimit vite 28 28

Për punë të kategorisë së dytë
Mosha vjeç 62 57
Periudha e Sigurimit vite 35 35

Për punë të kategorisë së tretë
Mosha vjeç
63 58 Periudha e Sigurimit vite 35 35

Për nënat me shumë fëmijë
Mosha vjeç 50
Periudha e Sigurimit vite 30

Kushtet për të përfituar një pension pleqërie nga 1.7.2008 deri më 30.6.2009
Për punë të kategorisë së parë Burri Gruaja Mosha vjeç 57 52 Periudha e Sigurimit vite 29 29
Për punë të kategorisë së dytë
Mosha vjeç 62 vjet e 6 muaj 57 vjet e 6 muaj Periudha e Sigurimit vite 35 35
Për punë të kategorisë së tretë
Mosha vjeç 63 vjet e 6 muaj 58 vjet e 6 muaj
Periudha e Sigurimit vite 35 35
Për nënat me shumë fëmijë
Mosha vjeç 50 Periudha e Sigurimit vite 30

27 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›