Studentët e shkëlqyer të universiteteve, këtë vit Master pa lekë
MASH-i, nismë për këtë kategori studentësh duke i hequr tarifën. Gjatë vitit bursa edhe përfitime të tjera për maturantët me rezultate të larta
Jonida Tashi
Studentët e universiteteve publike, të cilët do të përfundojnë studimet me rezultate të shkëlqyera dhe do të aplikojnë për studime “Master” në të njëjtën degë, këtë vit nuk do ta paguajnë tarifën e zakonshme (e cila është rreth 1 mijë euro). Kjo nismë e Ministrisë së Arsimit për studentët e shkëlqyer është bërë e ditur dje nga kjo ministri nëpërmjet një njoftimi për shtyp. Gjithashtu, MASH-i, përmes marrëveshjeve me disa banka, apo partnerë të tjerë të biznesit, ka bërë të mundur që nxënës e studentë ekselentë të përfitojnë jo vetëm bursa, por edhe mundësi për kredi preferenciale. Për herë të dytë këtë vit qeveria ka parashikuar në buxhet Fondin e Ekselencës, me anën e të cilit, studentët që kanë përfunduar Masterin dhe pedagogët e rinj, që duan të vazhdojnë studimet jashtë vendit, shteti, në bazë të disa kritereve, merr përsipër tarifat e shkollimit. Por kushti kryesor për të marrë këtë përfitim është rikthimi në atdhe.
Nisma
Ndërsa dje studentët me rezultate të larta nuk kishin ndonjë lehtësim për vazhdimin e Masterit, kjo nuk do të ndodhë më. Burime zyrtare nga Ministria e Arsimit pohuan dje për gazetën “Albania” se nisma më e fundit ka të bëjë pikërisht për këtë kategori studentësh. Për të stimuluar dëshirën e tyre për Master në universitetet publike të vendit MASH-i i përjashton këta studentë nga detyrimi për taksën e Masterit. Të njëjtat burime sqaruan se këtë përfitim pritet ta ketë një numër i konsiderueshëm studentësh, pasi zakonisht ata që janë me rezultate të larta duan të vazhdojnë edhe Masterin.
Nxënësit
Përveç studentëve MASH-i ka përfshirë në këto përfitime edhe nxënësit e shkëlqyer. Prej dy vitesh pesë kandidatët që kanë dalë të parët në listat e pranimit në universitete nuk kanë paguar tarifë shkollimi (nga 100-240 euro). Mbi 30 nxënës që kanë dalë me pikë maksimale në provimet e Maturës Shtetërore, të cilët fituan edhe të drejtën e studimit në një nga shkollat tona të larta publike, kanë përfituar bursë. Gjithashtu, MASH-i ka nderuar me çmime dhe dhurata simbolike nxënësit fitues të olimpiadave kombëtare dhe ndërkombëtare. Këto nisma tashmë janë kthyer në traditë për të gjithë ata maturantë që kanë vullnet për të arritur rezultate të larta.
27 Mars 2008