Xhafa: Jo të emëruar nga partitë në KQZ
Bashkëkryetari socialist i Komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore, Fatmir Xhafaj, u shpreh dje se deri tani është gjetur konsensusi i duhur në Komisionin për Reformën. Xhafaj shprehu shqetësim për afatet e përfundimit të komisionit, veçanërisht për KQZ-në. “Më duhet të them se çështja e KQZ-së është e rëndësishme dhe përbën një nga afatet e rëndësishme që diktojnë domosdoshmërinë e mbylljes në kohë të kodit. Nga momenti i mbylljes së kodit, procesi për konfigurimin e KQZ-së kërkon kohë. Nëse vonohet kodi do vonohet dhe konfigurimi i KQZ-së. Se si do zgjidhet kjo, KQZ-ja është në proces, ekspertët po diskutojnë një zgjidhje. Nëse më pyesni mua, mendoj se duhet të dominojnë njerëzit që i emëron ligji dhe jo partitë. Këta duhet të bëjnë shumicën si një garanci për të mos pasur pazare në kurriz të reformës”, tha Xhafaj.