Pas heqjes së pagesës për dhuruesit e gjakut, Ministria e Shëndetësisë kërkon vullnetarë

Spitalet përballen me krizën e gjakut, shpresa e vetme vullnetarët
Spitalet e vendit tonë vazhdojnë të qëndrojnë të zhytur në krizën e mungesës së gjakut. Sasia e gjakut në spitale është shumë herë më e ulët se sa kërkesa që ka për të. Ndaj në ditën ndërkombëtare të dhurimit të gjakut, Ministria e Shëndetësisë i bëri apel të gjithë qytetarëve që të dhurojnë gjak nëpër spitale. Ajo që e bën edhe më emergjente këtë situatë është stina e verës ku kërkesa është edhe më e madhe. Rritja e numrit të aksidenteve, rritja e numrit të të ardhurve nga vendet e tjera, si dhe ardhja e turistëve bën që sasia e gjakut të jetë edhe më e pakët në spitale. Gjithashtu një tjetër problem sipas mjekëve është rritja e rasteve të sëmundjeve që duhen trajtuar me dhënie gjaku, siç janë traumat dhe tumoret. Megjithatë një nga shkaqet kryesore që ka ulur numrin e dhuruesve të gjakut është mospagesa për sasinë e gjakut që dhurohet. Tani Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që gjaku të dhurohet në mënyrë vullnetare e jo më me pagesë ashtu siç veprohej deri më tani. Gjë e cila ka çuar në uljen e numrit të dhuruesve të gjakut duke pakësuar ndjeshëm edhe sasinë e gjakut në spitale. Zgjidhja e vetme që ka mbetur për mjekët kur janë para një operacioni, është thirrja e të afërmve të pacientëve për të dhuruar gjak. Një tjetër problem me gjakun është edhe cilësia e tij, gjë e cila është vënë shpesh në diskutim kohët e fundit. Ministria e shëndetësisë, Anila Godo u shpreh se, siguria në gjak është një ndër problemet me të cilat ne po hasemi, dhe kjo vjen edhe nga numri i ulët i dhuruesve.
MSH, i lutet qytetarëve që të dhurojnë gjak
Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të 14 qershorit, Ditës Botërore të Dhurimit Vullnetar të Gjakut, apeloi për të gjithë qytetarët për të dhuruar gjak dhe kontribuar në shpëtimin e jetës së fëmijëve dhe të gjithë njerëzve që kanë nevojë për të. Me këtë rast, gjatë një konference për shtyp, të shtunën, në mjediset e MSH, ministrja Anila Godo falënderoi të gjithë dhuruesit vullnetarë pa pagesë të gjakut, të cilët me humanizmin dhe gjakun e dhuruar janë bërë shpëtimtarë të sa e sa jetë njerëzish. Gjatë dy viteve të fundit, sipas ministres së Shëndetësisë, dhurimi i gjakut është rritur me 30 %. "Në vitin 2008, kishin 20 400 dhurime kundrejt 14 670 dhurime në vitin 2005", tha znj. Godo, sipas së cilës, kjo rritje i dedikohet dhurimeve familjare që kanë kompensuar humbjen e dhënieve me pagesë, të vërejtur në këto tri vite, por dhe kanë kontribuar në shtimin e numrit total të dhurimeve në nivel kombëtar. Në vitin 2008 numri i dhurimeve vullnetare përbënte 15 % të totalit, kundrejt 11 % në vitin 2005. Ndërsa, numri i dhurimeve në pesë muajt e parë të këtij viti është dyfishuar, krahasuar me një vit më parë. Ministrja e Shëndetësisë u ndal dhe tek bashkëpunimi me Kryqin e Kuq Shqiptar dhe Shoqatën e Dhurimit Vullnetar të Gjakut, duke e cilësuar atë mjaft frutdhënëse. Në vendin tonë, prej shumë vitesh po punohet për kalimin nga sistemi tradicional i dhurimit të rregullt të gjakut me pagesë në sistemin e dhurimit të rregullt pa pagesë. Sipas znj. Godo, prioritet i punës së strukturave shëndetësore ka qenë krijimi i një baze të qëndrueshme dhuruesish vullnetarë të rregullt, me qëllim përmbushjen e objektivit tonë strategjik që në fund të vitit 2010 dhurimi i gjakut të jetë 100 % i papaguar.
Sensibilizim për dhurimin vullnetar të gjakut
Dhuroni gjak, shpëtoni jetë, ky është mesazhi që vjen në Ditën Botërore të Dhurimit Vullnetar të Gjakut nga Kryqi i Kuq Shqiptar dhe Shoqata e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut. Dhurimi vullnetar i gjakut është shprehja më e mirë dhe e qartë e humanizmit njerëzor dhe njëherësh forma më e mirë e mbledhjes së gjakut cilësor dhe të sigurt për pacientët në nevojë. Në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë, këto organizata jofitimprurëse kanë organizuar fushata sensibilizuese dhe aktivitete të ndryshme në Ditën Botërore të Dhurimit Vullnetar të Gjakut.
Kush mund të dhurojë gjak?
Sipas mjekëve gjak mund të dhurojë gjithkush që gëzon shëndet të mirë, personat me moshë 18- 60 vjeç dhe me peshë trupore mbi 50 kg. Dhurimi i gjakut nuk dëmton shëndetin dhe nuk shkakton varësi. Organizmi ynë ka 5- 6 litra gjak. Sasia që dhurohet është sasi e papërfillshme për një organizëm të shëndetshëm. Dhurimi i gjakut zgjat 10 minuta, ndërsa sasia e dhuruar është 300 350 ml. Gjaku i dhuruar zëvendësohet brenda disa ditësh. Dhurimi i gjakut nuk dëmton një organizëm të shëndoshë. Shumë dhurues gjaku thonë se ndihen më mirë pas dhurimit të gjakut. Gjak mund të dhurohet një herë në tre muaj për meshkujt dhe një herë në 4 muaj për femrat. Koha ndërmjet dy dhurimeve është të paktën 8 javë.
Last Updated on Sunday, 14 June 2009 15:32