Shqipëria, e papërgatitur për virusin vdekjeprurës H1N1
Marrja e masave të spitaleve në vendin tonë lidhur me virusin e tmerrshëm H1N1 që ka pushtuar gjithë botën, lë shumë për të dëshiruar. Megjithëse deri më tani fatmirësisht ende nuk është konstatuar as edhe një rast në Shqipëri, spitalet deklarojnë se nuk janë të përgatitur në nivelet që duhet. Virusi i gripit të derrit H1N1 do të mbërrijë edhe në Shqipëri, por për të mos pasur përhapje të infeksionit të sëmurët fillimisht do të trajtohen në shtëpi.
Kjo është një masë e cila nuk është aplikuar në as edhe një vend të botës deri më tani por vetëm në vendin tonë. Vetëm ata të cilët do të jenë më rëndë dhe do të shfaqin komplikacione do të mjekohen në reanimacionin e kirurgjisë. Këta pacientë do të izolohen në shtëpitë e tyre dhe nuk ka arsye për të shkuar në spital, veç rasteve të rënda, tha ministrja Godo. Gjithashtu një tjetër problem është edhe sasia e vogël e medikamentit kryesor që përdoret kundra virusit H1N1. Shqipëria ka një stok prej 2500 tamiflu dhe po porosit një sasi tjetër. Por ndërsa virusi po shtrihet në gjithë botën, ka dalë në treg edhe vaksina kundër H1N1. Shqipëria është një ndër vendet që kërkon te pajiset me të, por nuk dihet ende se kur mund ta kemi. Specialistët kanë deklaruar se kërkohet që të gjitha qendrat shëndetësore të pajisen me telefon në mënyrë që të realizohet skema për kryerjen e vizitave në shtëpi. Kjo është një masë sa qesharake aq edhe e dhimbshme. Virusi vdekjeprurës kërkon një mobilizim të spitaleve kurse në vendin tonë do të mobilizohen shtypit, ndërkohë që Organizata Botërore e shëndetësisë e ka ngritur nivelin e alarmit në shkallën maksimale. Një pjesë e mjekëve janë skeptikë, pasi deklarojnë se nëse ne do të kemi fluks të madh të sëmurësh,spitalet tona nuk do ti përballojnë pasi nuk kemi kapacitetet e duhura.
Vaksina antigripit të derrave arriti të prodhohet
Në garën për dominim të tregut çdo ditë e më shumë në rritje të anti-viraleve, "Novartis" ka marrë stafetën e kryesueses për vaksinën e gripit të derrave. Kompania farmaceutike zvicerane "Novartis" e deklaroi të përfunduar paketën e parë të vaksinave eksperimentale kundër virusit H1N1 e falë një metode të re prodhimi, pritet të përshpejtojë ndjeshëm ritmet e punës në këtë drejtim. Deklaratat e "Novartisit" erdhën pak ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë vendosi të ngrinte në 6 nivelin e alarmit nga gripi i derrave, duke shpallur kështu pandeminë botërore për të parën herë në 40 vjet. Novartis thotë se vaksinat kundër këtij gripi mund të jenë gati në vjeshtë. Në vend që të përdorte si përherë metodat tradicionale të mbjelljes në vezë, kompania provoi të krijonte virusin me të butë të vaksinës nëpër qeliza, e kjo dha një ndihmesë të vyer në shkurtimin e afateve kohore të prodhimit. Provat klinike të vaksinës do të nisin muajin që vjen.