ISHP porosit vaksinat mbrojtëse kundër gripit të derrave
14/06/2009 OBSH: Vendi ynë mund të preket gjatë muajve shtator-tetor
Një ditë pas alarmit të lëshuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për kalimin në nivelin e gjashtë të rrezikshmërisë që po paraqet përhapja e virusit të gripit të derrave, kanë ardhur edhe paralajmërimet e radhës për vendin tonë. Përfaqësuesi i OBSH-së për Shqipërinë u ka rikërkuar institucioneve tona që të mbajnë në maksimum shkallën e vigjilencës kundrejt çdo rasti të dyshimtë që mund të shfaqet, kjo referuar rritjes së pacientëve të infektuar në rreth 74 vende të ndryshme të botës. Te ne deri më sot përveç dy rasteve të dyshimta, të cilat janë hedhur poshtë pas bërjes së analizave, nuk ka pasur asnjë person të infektuar me këtë virus. Megjithatë, kujdesi i kërkuar nga OBSH-ja është shoqëruar me ndryshim të planit kombëtar të kontingjencës. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se ende nuk ka raste të dyshuara, por janë forcuar masat mbrojtëse për të përballuar situatën në rast epidemie. Ndërkohë ka pohuar se ashtu si shumë vende të tjera janë porositur dhe medikamentet e duhura për përballimin e situatës në rast se do të rëndohet. “Janë porositur antiviralet antiflu dhe vaksina e re", - ka pohuar Ylli. Shefi i OBSH-së, Anshu Benarje, theksoi se në situatën që ndodhet Shqipëria, strukturat shëndetësore duhet të forcojnë vigjilencën. Ndërsa për qytetaret ka këshilluar që të mos neglizhohet vajtja te mjeku specialist sapo të shfaqen simptomat e para, kjo veçanërisht për ata që vuajnë nga shqetësime të caktuara shëndetësore. “Për Shqipërinë s’ka asnjë rast të dyshuar realisht, por në shtator dhe në tetor me shumë gjasa do të shohim raste të prekura nga HLN1. Me e rëndësishme është të monitorojmë çfarë ndodh në vend dhe ISHP-ja dhe Ministria e Shëndetësisë do të punojnë me plan veprimi. Do të doja të këshilloja qytetarët të mos kufizojnë udhëtimet dhe të mbyllen në shtëpi. Po nëse vijnë nga jashtë dhe kanë temperaturë, nuk duhet të ngurrojnë të drejtohen në spital për të marrë ndihmën mjekësore.”
Situata
Vendi ynë tashmë ka porositur medikamentet e nevojshme që do të duhen për të përballuar çdo rast emergjence që mund të shfaqet në muajt e ardhshëm, sidomos në shtator dhe tetor, që janë konsideruar si vala e rikthimit të këtij virusi, të cilit nuk mund t’i shpëtojmë as ne. “Janë porositur antiviralet antiflu dhe vaksina e re", - ka pohuar kreu i ISHP-së Alban Ylli. Sipas të dhënave të raportuara nga vendet e prekura pohohet se gripi i sivjetshëm i derrave ka infektuar gati 30 000 persona, ndërsa bilanci i viktimave ka rritur në 140, çka ende cilësohet shumë larg pandemive të mëparshme. Për nga niveli i vdekjeve ai nuk është shumë më i rrezikshëm se një grip i zakonshëm sezonal, që shënon gati gjysmë milioni të vdekur çdo vit.