Të çlirohet Stalingradi me çdo kusht, që në Shqipëri përkthehet: Të fitohen zgjedhjet me çdo kusht
(A thua se po i humbe Ti, nuk do dalë më dielli)
Nga Flamur BËRDËLLIMA
Jam i sigurt se qëllimisht dhe në mënyrë mercenare, një pjesë jo e vogël e medias e anashkaloi vendimin e KQZ-së që thotë se: Votat mund ti numërojnë edhe dy vetë, qofshin këta edhe të një partie. Për të vazhduar pastaj me vendimin absurd se kamerat nuk duhet të prishen, pa u thelluar në faktologjinë se kush e fitoi tenderin për të marrë këto, afro, 5000 kamera. Do ti kthehem pikës së parë: Çfarë do të thotë që vetëm dy veta të një partie të numërojnë votat? Do të thotë që rezultati është i paravendosur në atë qendër votimi. A nuk na kujton kjo thënien e famshme ogurzezë të Stalinit se: Ju votoni por votat i numërojmë ne. Isha ulur dje me një nga shokët e mi më të ngushtë të jetës time Prof. Dr. Pëllumb Xhufin dhe po më thoshte: -Mulo, nuk ka rëndësi se do fitoj apo jo, unë thjesht dua të emetoj të vërtetën dhe mirësinë e njeriut. Haptas e them se do ta ndihmoj Pëllumbin, jo se do bëhem Ministër apo Drejtor i Radio Televizionit. Këto mua këtej më hyjnë këtej më dalin. Por më dhëmb ore, vendi im Shqipëria se jam shqiptar në fund të fundit. Kam edhe unë dy fëmijë që duan të rriten në një Atdhe të qetë dhe pa makthe elektorale. Por ndërkohë jam I vetëdijshëm se vota është institucioni më sublim ku shprehet liria e Njeriut. Ju zotërinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në vend që të jepni dorëheqjen dhe të thoni se: Ka kaluar koha e komisioneve partiake, me sa duket ju pëlqen ai vend pune se ka edhe shumë pare aty dhe mu në valë të zjarrit, hidhni një benzinë të re: Edhe dy vetë, madje në një parti mund ti numërojnë votat. A nuk është ky një Stalinizëm i gjallë? Populli shqiptar nuk i ha më gorricat e pabëra. Nuk përdoret më si alibi se: Ehu, kemi të huajt ne, stë lënë ata të bësh gabime. Problemet e familjes time i zgjidh unë vetë i pari, jo komshiu. Shtoji kësaj edhe duelin midis PS-së dhe Ministrisë së Brendshme për qindra mijë votues potencialë dhe realë që skanë as karta identiteti as pasaportë. Më thoni ju lutem, normale është kjo? Në mënyrë brilante, kolegu Besi Bekteshi, e kishte thënë në këtë gazetë të nderuar se: Politikanët ndërtojnë ura edhe atje ku nuk ka lumë. Do të shtoja se këto ura ndërtohen sidomos në kohë fushatash elektorale. Më dhëmb dhe më tremb ky funksionalizim i KQZ-së, dhe heshtja e ndyrë mediatike, për ta kaluar këtë fakt si të dorës së dytë. Ajo për mua është thjesht pjesë operacionale e strategjisë. Të çlirohet Stalingradi me çdo kusht. Që në Shqipëri aktualisht përkthehet, Të fitohen zgjedhjet me cdo kusht. Ja shpreh këtë shqetësim mikut të familjes time, ish kryetarit te shikut, Fatos Klosi dhe ai më thotë: - Mulo, unë e di çfarë ndodh në Shqipëri. Ja shpreh këtë shqetësim një prej shokëve më të ngushtë të fëmijërisë time, ish Ministrit dhe ish Kryetarit të Bashkisë, Albert Brojka dhe ai më thotë: - Mulo, këtë punë e ka marrë lumi por hajt të rrisim kalamajtë. Ju ftoj për diskutim të dashur lexues të kësaj gazete të nderuar. A ka të drejtë KQZ-ja të ndryshojë Kodin Zgjedhor, apo unë ja fus kot? Këto zgjedhje do priten si festë apo si makth? Do jenë një hap më përpara drejt BE-së apo luftë satanike për kurorëzimin e dy mbretërve, që quhen njëri Sali tjetri Edi?
Last Updated on Thursday, 04 June 2009 11:59