E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria ti japë fund moratoriumit antiskaf

Autori i Lajmit: red.
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nikollaq Neranxi është kundër shtyrjes së afatit të moratoriumit antiskaf i kërkuar pak ditë më parë nga Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani. “LSI denoncon këtë sjellje arrogante, frenuese për turizmin dhe liritë themelore të qytetarëve në vend. Deklarata të tilla të ardhura pas pohimeve të Kryeministrit se ka dhënë fjalën këndej e andej apo te X dhe Y ministër i vendit fqinj, dëshmojnë se sa primitivë janë këta qeveritarë dhe se sa me papërgjegjshmëri sillen ata me zhvillimin e vendit , - tha ai. Neranxi i bëri thirrje Qeverisë të heqë dorë nga ideja për zgjatjen e afatit kohor të moratoriumit antiskaf, sepse është një ligj që cënon të drejtat e njeriut, cënon mundësinë e lirë investuese dhe zhvilluese, pengon turizmin individual dhe atë kolektiv në vend dhe e kthen Shqipërinë në një territor me kufizime qarkulluese të cilat nuk ndeshen në asnjë vend tjetër të rajonit.
Ky lajm është publikuar: 21/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›