“Korrupsioni në Shqipëri, më i lartë se në Kazakistan”
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Shifrat konfirmojnë, pa asnjë mëdyshje, se korrupsioni është jo vetëm njolla më e zezë e kësaj qeverisjeje, por se treguesi i korrupsionit për periudhën 2005-2007 është dy herë më i keq se ai i periudhës së mëparshme dhe tri herë më i keq se ai i vendeve të pranuara së fundmi në Bashkimin Evropian”
Shqipëria sot ka dy herë më shumë korrupsion se tre vjet më parë. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pohoi dje se një fakt i tillë konfirmohet nga raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Duke komentuar deklaratën e kreut e Ekzekutivit, Sali Berisha, për punën 7-mujore të Qeverisë, Rama tha se ajo ishte një shfaqje e padenjë dhe analizë bolshevike. Sipas tij, shifrat e raportit të FMN-së dëshmojnë qartë korrupsionin në vend duke e renditur atë si një ndër vendet më të korruptuara në botë edhe poshtë vendeve si Afganistani apo Azerbajzhani. Rama shtoi se analiza e Qeverisë e bërë nga Kryeministri ka acaruar shqiptarët, të cilët janë të zhgënjyer nga kjo qeverisje e tij, madje, sipas tij, raporti konfirmon përmes shifrave se treguesi i nivelit të zbatimit të ligjit dhe rendit publik, është përkeqësuar në mënyrë alarmante si dhe dështimin me fshatin. Ndërsa Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, për Ramën është një bombë me sahat. Kreu i selisë rozë ritheksoi akuzat e tij për përfshirjen e Berishës në tragjedinë e Gërdecit, të cilën e quajti turpin më të madh të kësaj Qeverie. Kryesocialisti tha se përpara fakteve të tilla duhet një politikë e re për shqiptarët, një ndryshim thelbësor dhe këtë do ta realizojë PS.
Deklarata
Rama pohoi dje se kopshti me trëndelinë, siç e quajti ai, i propagandës bolshevike të Kryeministrit tonë duhet ballafaquar me shifrat krejtësit të kundërta të raportit më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar. “Në këto shifra lexohet fare qartë sesa larg është Shqipëria reale e plagëve dhe halleve të mëdha nga Shqipëria e broçkullave të pambarimta të Sali Berishës e të suksesit imagjinar të njeriut më të paaftë që e ka qeverisur atë ndonjëherë. Shifrat konfirmojnë, pa asnjë mëdyshje, se korrupsioni është jo vetëm njolla më e zezë e kësaj qeverisjeje, por se treguesi i korrupsionit për periudhën 2005-2007 është dy herë më i keq se ai i periudhës së mëparshme dhe tri herë më i keq se ai i vendeve të pranuara së fundmi në Bashkimin Evropian”, - tha ai. Sipas Ramës, në treguesin e korrupsionit, Shqipëria është zhytur edhe më thellë sesa Kazakistani, Azerbajxhani, Moldavia, Bjellorusia e të tjera vende thellësisht të korruptuara, të cilat më parë renditeshin zakonisht nën vendin tonë. Edhe pse në raport nuk përmenden shkaqet e këtyre treguesve, kreu i selisë rozë përmendi si shkaqe rritjen e korrupsionit famëkeq në administrimin e fondeve publike, shpërthimin vullkanik të korrupsionit në Gërdec apo vetë implikimi i Kryeministrit në këtë turp të pashembullt të qeverisë shqiptare, siç tha ai. Kryesocialisti pohon më tej se raporti konfirmon, përmes shifrave lehtësisht të krahasueshme, se ritmet e rritjes ekonomike për periudhën 2005-2007 janë në fakt më ulëta se ritmet e kësaj rritjeje në periudhën 1998-2004. Rama tha se PS nuk mund të mjaftohet me shpotitjen e pashmangshme të mburrjeve qesharake të Kryeministrit, po edhe të shërbëtores së tij Jozefinë, për Shqipërinë kampione të Evropës në ritmet e rritjes ekonomike. Numri një i selisë rozë pohoi më tej se të dhëna negative në këta raport ka edhe për deficitin e lartë buxhetor, -6.9 % i Prodhimit të Brendshëm Bruto, liritë e biznesit apo dështimin në sektorin energjetik. “Mbledhja e të ardhurave të KESH-it, sipas raportit, ka rënë deri në më pak se 50% duke e kompromentuar tërësisht performancën financiare të korporatës më të rëndësishme të vendit dhe duke bërë që zgjidhja e vetme të jetë rritja e vazhdueshme e tarifave të energjisë elektrike në kurriz të familjeve shqiptare. Jemi plotësisht të vetëdijshëm që KESH-i është një bombë me sahat në ekonominë e vendit”, - tha ai. Një tjetër premtim i pambajtur për Ramën është “qeveria në dietë”, ndërsa pohoi se kryeparlamentrja ka bërë rreth 500 mijë km rrugë ajrore për qoka të kota me ndërkombëtarët.
Ky lajm është publikuar: 21/08/2008