MASH/"Save the Children"
Autori i Lajmit: red.
Përmirësimi i mësimdhënies në shkolla, si dhe të nxënit e fëmijëve në to, janë përfshirë në një projekt të shoqatës "Save the Children" në Shqipëri përmes programit SCIA, së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës (MASH). Ky program, sipas MASH, synon krijimin e aksesit të barabartë për të gjithë fëmijët në arsim, promovimin gjithëpërfshirës, me fokus, fëmijët me aftësi të kufizuara dhe nxënësit, që u përkasin grupeve etnike të romëve e egjiptianëve. Deri tani, programi SCIA ka ndihmuar rreth 85 mijë fëmijë në përmirësimin e arsimimit, duke përfituar nga metodat e mësimdhënies që vendos në qendër fëmijën, por dhe krijon një mjedis të të nxënit efektiv. Burime të MASH-it, bëjnë të ditur se programi SCIA po fokusohet dhe në ngritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin e shërbimeve për fëmijët, me qëllim, përmirësimin e politikave të përshtatshme, që i përgjigjen problemeve kryesore të fëmijëve në Shqipëri, me synim, pjesëmarrjen më të madhe të fëmijëve në shoqëri. Ky program vlerësohet si një "avokate" e të drejtave të fëmijëve, pasi synon që të influencojë në vendimmarrje, që sjellin ndryshime në jetën e fëmijëve. Organizata "Save the Children" në Shqipëri, po mbështet dhe një nismë të re, atë të funksionimit të Qeverive të Nxënësve në shkolla, për të rritur pjesëmarrjen e fëmijëve dhe aktivizimin në jetën e shkollës. Të mbështetur dhe trajnuar nga programi i Edukimit i "Save the Children" në Shqipëri, anëtarët e 57 Qeverive të Nxënësve në 5 rajone, po trajtojnë gjithnjë e më shumë sfida dhe probleme, me të cilat përballen, ndërsa janë bërë pjesë e vendimmarrjeve në shkolla. Vitin e kaluar, të 57 Qeveritë e Nxënësve, u konsultuan edhe për vendimet në hartimin e rregulloreve të shkollës, përdorimin e uniformave, ndihmën për fëmijët në nevojë, si dhe paraqitën këndvështrimet e tyre mbi çështjet që lidhen me dhunën në shkolla. Rreth 15.000 fëmijë kanë përfituar nga veprimtaritë gjithëpërfshirëse të organizuara në shkolla.
Ky lajm është publikuar: 16/10/2008