E Diel, 1 Nëntor 2026

MSH: “Plani ynë për ushqyerje të shëndetshme të popullatës”

Autori i Lajmit: red.
Edukimi dhe informimi për një ushqyerje të shëndetshme, kryesisht i brezit të ri, është një ndër prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila përmes politikave të saj synon që të shmangë patologjitë, mes të cilave dhe obezitetin, që mund të shkaktojë kequshqyerja. "Mënyra e ushqyerjes është në bazë të një numri patologjish, ndër të cilat më e zakonshmja, është obeziteti, problemi më i madh i shëndetit publik, evident në shumë vende të zhvilluara", - tha për mediat zv.ministri Arben Ivanaj, në kuadër të javës së sensibilizimit për ushqyerjen e shëndetshme dhe aktivitetin fizik, (9-15 tetor). Jetesa dhe ushqyerja e shëndetshme janë shumë të rëndësishme, tha Ivanaj, i cili nënvizoi se “duke qenë të tilla, i kemi bërë dhe një ndër politikat tona në plan-veprimin e strategjisë 2007-2013”. "Në bazë të kësaj strategjie synojmë të ndërmarrim aksione në praktikë të përditshme për mënyrë jetese dhe mënyrë të ushqyeri të shëndetshëm", - tha zv.ministri Ivanaj, duke theksuar se "edukimi dhe informimi janë në bazë të këtij procesi". Ai vuri në dukje se "këndvështrimi ynë drejtohet tek mosha më pak se 16 vjeç, që është dhe mosha kur fillon të instalohet etapa e parë, sesi duhet të perceptojmë një cilësi, për një jetesë me shëndet të mirë". Sipas tij, mënyrë jetese e shëndetshme nënkupton kur popullata zhvillon një aktivitet fizik dhe e promovon atë si një promotor për cilësi shëndetësore të mirë.
Ky lajm është publikuar: 16/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›