E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkollat ku nxënësit rrezikohen nga makinat

Autori i Lajmit: Entela Duraj
Studimi i ISHP-së thekson se në afërsi të ambienteve shkollore mungon sinjalistika specifike rrugore, fëmijët në dalje të shkollës përballen direkt me mjetet motorike për shkak se dyert janë me pamje nga akset me intensitet të lartë lëvizjeje”

“Pjesa më e madhe e aksidenteve rrugore në Tiranë regjistrohen nga automjetet e tipit veturë dhe kryesisht nga ora 12.00-20.00. Shkak kryesor i aksidenteve është shpejtësia tej normave të parashikuara në Kodin Rrugor dhe pakujdesia e këmbësorëve”

Një studim i Institutit të Shëndetit Publik konfirmon se çdo vit shënohen 315 viktima si pasojë e aksidenteve rrugore që ndodhin në shkallë vendi. Statistikat tregojnë se nga viti 1991 dhe në vazhdim kanë ndodhur rreth 10 mijë aksidente, me afro 5 mijë viktima.
Tregues shqetësues
Po sipas ISHP-së, treguesit janë tepër shqetësues, por akoma më shqetësuese janë prirjet. Tirana, që regjistron numrin më të madh të automjeteve në qarkullim, shënon dhe numrin më të madh të aksidenteve rrugore. Nga grafikët që disponohen, vihet re se në tre vitet e fundit ka prirje të rritjes të numrit të të dëmtuarve. Numri i të plagosurve, sipas të dhënave të ISHP-së, në tre vitet e fundit është disa herë më i madh se ai i të vdekurve. Meshkujt me moshë 25-45 vjeç përbëjnë numrin më të madh të autorëve të aksidenteve, të ndjekur nga ata me moshë nga 18-25 vjeç, një fakt që sipas ISHP-së, korrespondon dhe me raportin e OBSH-së.
Fëmijët më të rrezikuar
Nga vëzhgimet e kryera në Tiranë nga Instituti i Shëndetit Publik vlerësohet se më të rrezikuar janë fëmijët, pasi pjesa dërrmuese e shkollave fillore dhe 9-vjeçare janë të ekspozuara ndaj rreziqeve të qarkullimit rrugor. "Më të riskuarat janë shkollat 1 Maji , Vasil Shanto , Sabaudin Gabrani , Shkolla e Kuqe , Ali Demi , Kongresi i Lushnjës , etj", shprehen burime të Departamentit të Edukimit dhe Promocionit të Shëndetit.

Shkaqet e aksidenteve
Në studim thuhet se aksidentet në kryeqytet ndodhin si pasojë e mungesës së sigurisë rrugore, humbje kohe në trafik, zgjatjes së arritjes në destinacion, shtimit të ndotjeve të ajrit për shkak të çlirimit të gazrave të dëmshme, etj. “Të gjitha së bashku ndërthuren në një pikë dhe kanë si shkak trafikun rrugor", argumentojnë specialistët, sipas të cilëve, fëmijët janë më të rrezikuar. Po sipas ISHP-së, në afërsi të ambienteve shkollore mungon sinjalistika specifike rrugore, fëmijët në dalje të shkollës përballen direkt me mjetet motorike për shkak se dyert janë me pamje nga akset me intensitet të lartë lëvizjeje.
Po ashtu, mungojnë mbikalime apo lehtësira që eliminojnë në maksimum rreziqet nga aksidentet. Në këto kushte, Instituti i Shëndetit Publik apelon për të sensibilizuar strukturat përgjegjëse si të policisë rrugore ashtu edhe të pushtetit lokal të kthejnë vështrimin realisht ndaj sigurisë rrugore.
Rekomandime
ISHP rekomandon që nëpërmjet programeve mësimore në shkolla të zgjohet vëmendja tek femijët, që ata vetë të kërkojnë përmbushjen e standardeve të sigurisë pranë rrugëve të shkollave, me synim që nga subjekt aksidentesh të kthehen në aktorë të përmirësimit dhe administrimit të jetës së tyre. Pjesa më e madhe e aksidenteve rrugore në Tiranë regjistrohen nga automjetet e tipit veturë dhe kryesisht nga ora 12.00-20.00. Shkak kryesor i aksidenteve është shpejtësia tej normave të parashikuara në Kodin Rrugor dhe pakujdesia e këmbësorëve. Të ndara sipas shkakut, aksidentet klasifikohen: shpejtësi 24%; të ndryshme 19%; pakujdesia e këmbësorit 21%; pakujdesia e biçiklistit 4%; larguar nga vendngjarja 10%; humbje kontrolli 18%; defekt teknik 2%; konsumim alkooli 3%. Drejtuesit e ISHP-së theksojnë se krijimi i hapësirave për të lëvizur në këmbë e me mjete ekologjikisht të pastra, jo vetëm që do të rrisë sigurinë rrugore, por do të kenë edhe impakte pozitive në cilësinë e ajrit e në treguesit globalë të shëndetit.

Shkaqet
Të ndara sipas shkakut, aksidentet klasifikohen: shpejtësi 24%; të ndryshme 19%; pakujdesia e këmbësorit 21%; pakujdesia e biçiklistit 4%; larguar nga vendngjarja 10%; humbje kontrolli 18%; defekt teknik 2%; konsumim alkooli 3%. Drejtuesit e ISHP-së theksojnë se krijimi i hapësirave për të lëvizur në këmbë e me mjete ekologjikisht të pastra, jo vetëm që do të rrisë sigurinë rrugore, por do të kenë edhe impakte pozitive në cilësinë e ajrit e në treguesit globalë të shëndetit.

Shkollat më të rrezikuara
"Më të riskuarat janë shkollat 1 Maji , Vasil Shanto , Sabaudin Gabrani , Shkolla e Kuqe , Ali Demi , Kongresi i Lushnjës , etj", u shpreh dje për mediat, Boris Miska, përfaqësues i Departamentit të Edukimit dhe Promocionit të Shëndetit, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në shkollën 9-vjeçare 1 Maji , në kuadër të Javës së Sigurisë Rrugore (10-17 maj), me sloganin “Rritja e sigurisë rrugore pranë shkollave".
Ky lajm është publikuar: 16/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›