Qeparo, rihapet shkolla 9-vjeçare pas 2 vjetësh
Autori i Lajmit: red.
Shkolla 9-vjeçare e fshatit Qeparo në Bashkinë e Himarës, rreth 70 km në jug të qytetit të Vlorës, u çel në fillim të këtij viti arsimor, pas mbylljes prej më se 2 vjetësh, për shkak të numrit të vogël të nxënësve. Gjatë kësaj periudhe, fëmijët e fshatit udhëtonin drejt Himarës për të ndjekur procesin mësimor dhe për ta ishte vendosur një autobus, që garantonte transportin e përditshëm falas. Drejtori i shkollës 9-vjeçare të fshatit Qeparo, Spiro Vjero, e cilësoi një vendim të rëndësishëm rihapjen e shkollës, që sipas tij, erdhi si rezultat i bashkëpunimit mes komunitetit, Drejtorisë Rajonale të Arsimit dhe Bashkisë së Himarës. Aktualisht, shkolla numëron 64 nxënës në ciklin e ulët dhe të lartë, numër ky që përmbush kushtet ligjore, për funksionimin e një institucioni arsimor të këtij niveli. Në shkollën e fshatit Qeparo punojnë 8 mësues të kualifikuar, banorë të zonës. Mësimi zhvillohet në katin e parë të godinës së shkollës, i cili zotëron mjedise të përshtatshme pas rikonstruksionit. Drejtori i shkollës tha se pritet që të ndërhyhet edhe në katin e dytë, aktualisht, jashtë funksionit. Për këtë është përgatitur një projekt, për financimin e të cilit është kërkuar mbështetje nga qeverisja vendore dhe Drejtoria rajonale e Arsimit. "Ka ende shumë vështirësi për vazhdimin normal të procesit mësimor, për të cilat po punohet së bashku me Drejtorinë Rajonale të Arsimit dhe Bashkinë e Himarës", - theksoi ai, ndërsa nënvizon se çelja e shkollës është vetëm fillimi i një procesi, që do të vazhdojë në të ardhmen.
Ky lajm është publikuar: 16/10/2008