E Diel, 1 Nëntor 2026

MASh:”487 punonjësit kanë kaluar në varësi të pushtetit vendor”



Emanuela Sako

Konviktet e sistemit parauniversitar dhe punonjësit e tyre do të kalojnë nën varësinë e bashkive duke qenëse nuk do të jenë më nën varësinë e Ministrisë së Arsimit. Janë rreth 487 punonjës të konvikteve që pritet të kalojnë në varësi bashkive. Ministria e Arsimit ka reaguar një ditë pas mbledhjes së qeverisë, për të sqaruar se 487 punonjësit e konvikteve nuk janë pezulluar nga puna, por thjesht kanë ndryshuar mënyrën e administrimit. Në përputhje të skemës së re të paraqitur nga MASH-i, për ndryshimin e administrimit të konvikteve nga Ministria për tek njësitë vendore në rrethet përkatëse, qeveria ka miratuar projektligjin e ri. Kjo nismë bëhet në vijim të politikës decentralizuese dhe në shërbim të qytetarëve. Njëkohësisht njësitë e pushtetit vendor do të vendosin vetë për skemën e administrimit të konvikteve të sistemit parauniversitar me synim plotësimin e kushteve të jetesës për nxënësit që vijnë nga shtresat sociale në nevojë si dhe për ata nxënës të cilët e kanë të pamundur rikthimin në vendbanimin e tyre.
Arsyeja
Arsyeja këtij ndryshimi, është parë nga Ministria e Arsimit si një masë në vijim të politikës decentralizuese dhe të manaxhimit të shërbimeve më pranë përfituesve dhe më pranë qytetarëve.
Sipas burimeve nga kjo ministri, skema e propozuar nga MASH-i i shërben administrimit më të mirë të konvikteve, rritjes së transparencës dhe luftës ndaj korrupsionit. Njësitë e pushtetit vendor në bazë të këtij vendimi, janë përgjegjëse dhe do të vendosin vetë për numrin e punonjësve, strukturat analitike, rregullat për marrjen në punë dhe emërimin e tyre. Në këtë mënyrë pushteti vendor do të ketë më tepër autoritet mbi administrimin, manaxhimin dhe marrjen në punë të punonjësve në konvikte.
Skema
Në përgatitjen e këtij vendimi janë ngritur grupe pune të përbashkëta me ekspertë të njësive të Pushtetit Vendor dhe përkatësisht nga Bashkia e Tiranës dhe Durrësit, për propozimin e skemës së re, e cila do të ofrojë shërbime më cilësore ndaj nxënësve dhe qytetarëve. Njëkohësisht skema e propozuar i shërben decentralizimit të shërbimeve arsimore drejt njësive vendore, menaxhimit më të mirë të konvikteve, rritjes së transparencës dhe luftës ndaj korrupsionit. MASH dhe Ministria e Brendshme, në synim të arritjes së objektivave të përcaktuara, kanë ndjekur politikat e programit të qeverisë për të rritur numrin e kuotave të përcaktuara të pranimit në arsimin e mesëm të përgjithshëm si dhe atë profesional e social-kulturor në mënyrë të vijueshme, duke shfrytëzuar në maksimum të gjitha kapacitetet fizike dhe administrative të institucioneve të arsimit parauniveristar.
Njësitë e pushtetit vendor në bazë të këtij vendimi janë përgjegjëse dhe do të vendosin vetë për numrin e punonjësve, strukturat analitike, rregullat për marrjen në punë dhe emërimin e tyre. Njëkohësisht njësitë e pushtetit vendor do të vendosin vetë për skemën e administrimit të konvikteve të sistemit parauniversitar me synim plotësimin e kushteve të jetesës për nxënësit që vijnë nga shtresat sociale në nevojë si dhe për ata nxënës të cilët e kanë të pamundur rikthimin në vendbanimin e tyre.

3 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›