Edi Rama kërkon postin e kryebashkiakut dhe të kryeministrit

Kryesocialisti përgatit manipulimin e kushtetutës për të mos të dorëzuar bashkinë e lejeve të ndërtimit
Ditën e djeshme kryebashkiaku-kryesocialist, Edi Rama, nëpërmjet Gazetës Shqiptare hodhi idenë se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të ketë ndërmend të japë dorëheqjen nga kreu i bashkisë, por hodhi idenë se do të jetë njëkohësisht edhe kryebashkiak edhe kryeministër. Ditën e djeshme në Gazetën Shqiptare hidhej ideja se Rama nuk ka ndërmend të kandidojë për ligjvënës. Sipas tyre, në rast të fitores së Partisë Socialiste në zgjedhje, Rama do të mbajë njëherësh edhe postin e kryeministrit, edhe atë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Gazeta Shqiptare vazhdon më tej,të njëjtat burime i referohen kësisoj faktit se ligji themeltar i shtetit nuk e kushtëzon emërimin e kryeministrit me qenien ose jo të tij deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Gjithashtu të njëjtat burime pretendojnë se Kushtetuta në nenin 103, pika 2 e saj, ia ndalon shprehimisht vetëm ministrit dhe jo kryeministrit që të ushtrojë ndonjë veprimtari tjetër shtetërore. "Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërive fitimprurëse", citojmë këtë nen. Një tjetër argument që serviret është edhe neni 2, pika 2 e ligjit "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave", ku thuhet se "me miratimin e Këshillit të Ministrave, Kryeministri mund të marrë përsipër edhe detyra të tjera". Ndërkohë pretendojnë se edhe në ligjin "Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore" nuk parashikohet papajtueshmëria e funksionit të kryetarit të Bashkisë me atë të kryeministrit. Në funksion të kësaj logjike ata thonë se, "për sa kohë ligji nuk e ndalon ushtrimin njëherësh të funksionit të kryetarit të Bashkisë me atë të kryeministrit, atëherë kjo është e lejueshme". Pra nëpërmjet këtij argumentimi kryebashkiaku Rama vendos të mos lërë postin e kryebashkiakut, duke pretenduar se do të futet në zgjedhje me arsenalin që i jep ky post. Ndërkohë që sipas Gazetës Shqiptare, e cila është pjesë e burimeve zyrtare të bashkisë së Tiranës, Edi Rama hedh idenë se do të mbajë të dy postet në rast se socialistët do të fitojnë zgjedhjet duke shfrytëzuar boshllëqet e kushtetutës në funksionimin e qeverisë. Sipas argumentimit Rama, neni 103 pika 2 ja ndalon ministrit të kryejë aktivitet, ndërkohë që kryeministrit nuk ja ndalon,gjithmonë sipas kryebashkiakut të cilit i ka ardhur oreksi për të pasur të gjitha të mirat materiale për të grabitur shqiptarët kudo ku ata derdhin taksa. Nëpërmjet argumentimit të djeshëm, kryesocialisti Rama ka treguar se ai është një rrezik serioz për Shqipërinë, pasi pretendon të marrë gjithçka në dorën e tij duke u kthyer në një diktator i prespektivës. Duke hedhur këtë teori në tregun mediatik kryebashkiaku-kryesocialist, Rama, tregon se ka probleme serioze me shëndetin mendor. Ai tashmë ka filluar të përpunojë në trurin e tij të sëmurë ide të cilat janë të rrezikshme për çdo sistem demokratik. Përpunimi i idesë se, kryebashkiaku mund të jetë dhe kryeministër nëpërmjet mediave të tij është një manovër e Edi Ramës për të mbajtur të shtrënguar rreth vetes socialistët, të cilët deri tani nuk kanë para tyre kandidatin për kryeministër. Edi Rama duke pasur frikë se, pas largimit nga bashkia nuk do i venë më nga mbrapa lejet e ndërtimit dhe për arsye as mediat, të cilat i blen me paratë e qytetarëve nëpërmjet reklamave të netëve të bardha dhe ditëve të verës, lejeve të ndërtimit, apo afiteozave të objekteve dhe dhurimit të truajve, kërkon të përpunojë një ide e cila është sa amorale aq dhe djallëzore. Nëse eksperiencat e deritanishme gjatë zgjedhjeve kanë treguar se ministrat apo deputetë të caktuar kanë dhënë dorëheqjen kur kanë kandiduar për kryetarë bashkie, apo edhe drejtorë doganash siç është edhe rasti i dorëheqjes së servilit të Nanos dhe më pas të Edi Ramës, Shpëtim Idrizit, kjo ide e Edi Ramës nuk ka asnjë sens apo normalitet. Siç e thamë edhe më sipër Edi Rama kërkon të fitojë kohë për tju shmangur daljes në krye të fushatës pa statusin e kandidatit për deputet dhe statusit për kryeministër. Mungesa e ikonës që do të udhëheqë fushatën në gjirin e socialistëve mungon, për arsye se kjo ikonë nuk jep dorëheqjen nga Bashkia e Tiranës, vetëm për interesa ekonomike të Edi Ramës, si dhe mungesa e emrit të kryeministrit që nuk do të jetë në listën e deputetëve duket se demoralizon socialistët. Një tjetër frikë e Edi Ramës përsa i përket mungesës së dëshirës për të kandiduar është edhe frika e humbjes në zgjedhje , fakt që e lë më gisht në gojë dhe e rrezikon seriozisht për ta larguar nga PS, pasi edhe statuti i socialistëve e ka të sanksionuar largimin e tij, shembull i qartë ka qenë Fatos Nano që dha dorëheqjen pasi humbi në vitin 2005. Edi Rama duke pasur frikë humbjen po provon të gjitha manovrat për të ngrohur gjakun e plevitosur të socialistëve nga mungesa e emrit të kryeministrit dhe kandidimit të liderit në fushatë për deputet. Mediatizimi i idesë Rama për njehsimin e postit të kryeministrit me kryebashkiakun, në të vërtetë është pjesë e lojës së Edi Ramës në kuadër të rregullimeve të imazhit që kërkon ti bëjë vetvetes para socialistëve. Kryesocialisti Rama tashmë ka hapur një serial në disa media të tijat, të cilat kanë filluar me intervistat e vjehrrës së tij dhe janë botuar dhe ribotuar dhjetëra herë për ti dhënë imazhin e një njeriu ta dashur dhe familjar, ndërkohë që para shqiptarëve është shfaqur si një monstër e keqe. Tashmë akuzat e tij të publikuara për të atin dhe të birin të publikuar në median e aleatit të tij Mero Baze, janë një gozhdë e keqe në përfaqësimin e imazhit anormal të ndërgjegjes së Edi Ramës. Kryesocialisti Rama nuk mund të vazhdojë pafundësisht të luajë hipokrizish me shqiptarët, ashtu siç ka luajtur dhe po luan me nënën e djalit të tij dhe gjyshërit e tij të cilët i nxjerr me dhunë për të rregulluar imazhin e tij anormal. Ai vazhdon të luajë ende me ndjenjat e Matildës, kur deklaron se e do akoma atë. Sadizimi i tij mesa duket nuk u kënaqkërka me vuajtjet e një njeriu që ka jetuar në mizerabilietet të plotë në apartamentin e varfër në Porcelan.
**********************************************************************************Ja si u shprehën dje konstitucionalistët për Edi Ramën kryebashkiak-kryeministër për Gazetën Shqiptare
NJAZI JAHO
Në nenin 96, pika 1 e Kushtetutës thuhet se në fillim të legjislaturës, Presidenti i Republikës emëron kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive që ka shumicën e vendeve në Kuvend. Kushtetuta pra, emërimin e kryeministrit nuk e kushtëzon me qenien ose jo të tij deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
LUAN OMARI
Kushtetuta jonë nuk ka ndonjë kërkesë formale që kryeministri duhet të jetë patjetër deputet. Kështu, në nenin 96, paragrafi 1 thuhet: "Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës si dhe kur vendi i kryeministrit mbetet vakant, emëron kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive që ka shumicën e vendeve në Kuvend". Ndërsa në nenin 103, paragrafi i 1, thuhet: "Ministër mund të caktohet kushdo që ka cilësitë për deputet". Ndërsa paragrafi i tretë i po këtij neni përcakton se "anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit". Ndonëse në këto dy paragrafe të nenit 103 flitet për ministrin dhe jo për kryeministrin, mendoj se për analogji edhe kryeministri duhet të ketë cilësitë për deputet si dhe të gëzojë imunitetin përkatës. Nga ana tjetër mendoj se Kushtetuta në nenin 103 përmend shprehimisht vetëm ministrin sepse normalisht kryeministri është deputet, madje si rregull edhe kryetar i shumicës parlamentare, ndërsa ka mjaft raste kur ministra nuk janë deputetë, madje ka kushtetuta si ajo e Francës, që ndalojnë kumulimin e funksioneve të ministrit dhe deputetit. Por kushtetuta të tilla janë përjashtime. Praktika jonë kushtetuese, në periudhën postkomuniste, tregon se kryeministrat kanë qenë deputetë, me dy përjashtime: a) në rastin e Vilson Ahmetit, si kryeministër i "Qeverisë Teknike" që përgatiti zgjedhjet e marsit 1992, pas dorëheqjes së "Qeverisë së Stabilitetit" të kryesuar nga Yl