Taçi: Jap 50 mijë euro dhe lekët e biletave të Realit
Kompania “Taçi Oil International” ka vendosur të kontribuojë me shumë prej 50 mijë eurosh në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga përmbytjet në Shkodër. “Kompania jonë, ashtu si edhe shumë të tjera, ka vendosur t’i qëndrojë pranë banorëve të zonave të prekura nga kjo katastrofë natyrore, duke vënë në dispozicion shumën prej 50 mije eurosh, me shpresën dhe urimin që kjo t’i lehtësojë sadopak dhimbjet e tyre”, thuhej në deklaratën e zëvendëspresidentes së kësaj kompanie, Anika Taçi. Por ndihma e kompanisë nuk përfundon me kaq. “Ashtu siç jeni në dijeni, pas pak ditësh Tirana do të mirëpresë skuadrën prestigjoze të “Real Madridit” në një ndeshje miqësore të saj. Të gjitha të ardhurat e realizuara nga shitja e biletave të kësaj ndeshje do t’i kalohen tërësisht familjeve të përmbytura”, thuhej me tej në këtë deklaratë.