E Shtunë, 31 Tetor 2026

MBUMK: Rriten në 73 milionë dollarë eksportet bujqësore



Vlera e produkteve bujqësore të eksportuara gjatë vitit 2008 u rrit në 73 milionë dollarë, nga 63 milionë dollarë që ishte një vit më parë. Sipas MBUMK-së, gjatë kësaj periudhe fermerët shqiptarë kanë eksportuar në drejtim të Kroacisë, Bosnjës, Greqisë, Zvicrës e Maqedonisë produkte të ndryshme si bimë aromatike-mjekësore, peshk të përpunuar etj. Ndërkohë që janë eksportuar edhe rreth 1582 tonë bostan, 255 tonë patate, 210 tonë fasule dhe rreth 405 tonë domate e tranguj, shifra këto disa herë më larta se vitin e kaluar. Partnerët kryesorë të vendit tonë në shkëmbimet tregtare të eksport-importit mbeten Italia, me 20 për qind dhe Greqia me 15 për qind të totalit.

3 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›