Zgjedhjet e 28 qershorit, skenari i PD-së në rast humbjeje
Deputetët, të pasigurt për rezultatin e zgjedhjeve.
Tre muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, të cilat janë përcaktuese për mandatin e ardhshëm qeverisës, figura brenda PD-së po diskutojnë rreth dy alternativave se çfarë do të ndodhë pas 28 qershorit. Ajo që dëshirojnë jo vetëm deputetët, por edhe anëtarët e PD-së, është fitorja e një mandati të dytë dhe në këtë rast dihet se pushteti politik i liderit Berisha është i garantuar edhe për 4 vite të tjera jo vetëm në parti, por edhe në qeveri. Por enigma qëndron se ç’do të ndodhë në rast humbjeje të PD-së në zgjedhjet e 28 qershorit. Deputetët e kësaj partie kanë filluar të shprehin skepticizëm për rezultatin e këtyre zgjedhjeve, ndaj dhe kanë filluar të mendojnë për organizimin e ri të partisë.
Skenari
Ka qenë vetë kryeministri Berisha ai që ka pohuar se në rast të humbjes së zgjedhjeve, ai do të lërë postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Për një parti, e cila për gati dy dekada ka pasur kryetar dhe lider Sali Berishën, është e vështirë të mendohet për pasardhësin. Zërat brenda selisë blu bëjnë të ditur për gazetën se një nga projektet e liderit të partisë është që në postin e kryetarit të vendosë njërin nga njerëzit e tij më të afërt gjatë këtyre katër viteve, që është ministri aktual i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha. Kjo tezë duket e besueshme në rast se i referohesh aferave të ndodhura gjatë këtij mandati që lidhin dukshëm kryeministrin Berisha me ministrin Basha. Këtu mund të përmendim mikun e përbashkët, serbo-boshnjakun Damir Fazlliç, apo edhe qëndrimin e njëjtë ndaj akuzave për abuzimet me Rrugën Durrës-Kukës. Pra, jo për shkak të kontributeve në parti, por për shkak të lidhjeve, Basha duket se gëzon mbështetjen dhe të gjithë “bekimin” e Berishës për të qenë pasardhës.
“Garda”
Por ky skenar, pavarësisht se mund të lançohet nga lideri i padiskutuar i demokratëve Berisha, mendohet se nuk do të pritet “krahëhapur” nga ajo që cilësohet ndryshe “garda” e vjetër e partisë. Deputetët e kësaj partie, që kanë një stazh politik të vjetër sa vetë PD-ja, mendohet se do të shprehen kundër dhënies së postit të kryetarit një deputeti të ri si Basha. Pikërisht kjo pritet të krijojë një çarje të partisë. Madje, burime bëjnë të ditur se në rast se një vendim i tillë imponohet, figura me kontribute në PD janë të gatshme të krijojnë një parti të re. Për t’u paraprirë këtyre zhvillimeve, pra “emërimit” të Bashës në postin e kryetarit të PD-së, individë të ndyshëm brenda partisë kanë filluar të organizohen për ta penguar një zhvillim të tillë. Ndonëse nuk është profilizuar qartësisht se cili është një nga aspirantët më të mbështetur për postin e pasardhësit të Berishës, duket se kjo nuk është më një enigmë. Të pranishëm në takimin e fundit të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, me banorë të Balldrenit, kanë bërë të ditur për gazetën se simpatizantët kanë brohoritur në një zë nën moton “Jozefina kryetare”. Por nuk është e qartë nëse banorët e kishin fjalën: Jozefina, kryetare Kuvendi, apo kryetare e PD-së. Por ajo që është e qartë është fakti se persona si Topalli apo dhe të tjerë në PD nuk do të japin konsensusin që Basha të marrë postin e kryetarit të selisë blu.
3 Prill 2009