E Shtunë, 31 Tetor 2026

MEGA cakton rivalin e Vasil Bollanos ne Himare

Minoritaret

Partia e re e minoritetit grek te Shqiperise MEGA ka percaktuar kandidatin e saj per Bashkine e Himares duke perballur keshtu per here te pare dy fraksione te minoritetit ne bashkine e vogel bregdetare. Por nese perballja mes dy partive te minoritetit eshte e para emrat e kandidateve jane njesoj si ne vitin 2007 pasi MEGA ka zgjedhur te garoje me biznesmenin Dhimiter Llazari i cili kater vjet me pare ishte kandidat i PD-se ne Himare.

Llazari eshte nje biznesmen i suksesshem qe nga viti 1992. Aktiviteti i tij ne tregtimin e pjeseve te kembimit te makinave japoneze figuron ne regjistrat e biznesit te madh qe nga viti 1995 ndersa historia politike fillon ne vitin 2007.

Kandidati i MEGA-s per Himaren i tha gazetes Shqip se ne kete gare ai nuk do te kete mbeshtetjen e asnjeres prej partive te medha por pretendon votat e demokrateve te zones. Nuk kam mbeshtetjen politike te PD-se ne Himare por e them me bindje se shume anetare te PD-se do te me mbeshtesin thote ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›