Partia Demokratike hap sot fushaten elektorale
Partia Demokratike do te cele fushaten zgjedhore sot me nje tubim qe do te mbahet ne mesdite ne Pallatin e Kongreseve nen siglen e Forumit Rinor te PD-se dhe do kete pjesemarrjen e Kryeministrit Sali Berisha dhe pjeses tjeter te lidershipit te partise. Mbajtja e ketij tubimi zyrtarisht behet ne kuader te fitores se pare te Partise Demokratike me 22 mars te vitit 1992 por ka qene kreu i PD-se Berisha i cili ka theksuar se kjo date do te sherbeje edhe per celjen e fushates elektorale te PD-se per zgjedhjet lokale te 8 majit. Nga ana tjeter burimet brenda PD-se bejne te ditur se ne fund te kesaj jave pritet edhe mbledhja e Keshillit Kombetar te PD-se forum i cili do te beje perzgjedhjen perfundimtare te kandidaturave te PD-se ne te gjitha komunat dhe bashkite e vendit. Nga ana tjeter per sa u perket qyteteve kryesore kandidaturat e PD-se jane evidentuar ne menyre te qarte tashme. Keshtu kesaj jave pritet edhe largimi i ministrit te Brendshem Lulezim Basha nga ky post per te qene i lire ne rolin e tij si kandidat i mazhorances per Bashkine e Tiranes. Doreheqjen pritet ta jape gjithashtu ministri i Kultures Ferdinant Xhaferri i cili kandidon per Bashkine e Durresit. Zyrtarisht fushata zgjedhore pritet te filloje me 8 prill duke qene se sipas ligjit elektoral ajo fillon nje muaj perpara mbajtjes se zgjedhjeve. Por PD-ja dhe partite e tjera te mazhorances e kane nisur me shpejt dhe intensivisht kete fushate. Burimet bejne te ditur se kandidatet kryesore kane jave qe i kane nisur pergatitjet duke nisur qe nga ngritja e stafeve mbeshtetese dhe strategjite. Me te vaketa duken pergatitjet e opozites e cila ende nuk e ka shpallur zyrtarisht kandidatet e saj per bashkite kryesore.