Privatizimi i KESH-it, donatorët: Rrisni arkëtimet, ulni humbjet
• Për të privatizuar sektorin e shpërndarjes së energjisë, më parë duhen përmirësuar treguesit, duhen rritur arkëtimit dhe të ulen humbjet e energjisë.
Por përveç kësaj duhet të vazhdojë reforma e çmimit të energjisë elektrike, në mënyrë që të barazohet me koston. E thënë ndryshe, rritja e çmimit të energjisë duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Këto janë kërkesat e bëra nga donatorët gjatë një takimi me ministrin e Energjetikës, Genc Ruli. Në qendër të këtij takimi mësohet të ketë qenë procesi i privatizimit të OSSH-së, ku donatorët e kanë cilësuar të domosdoshme thellimin e reformave për të rritur dhe përmirësuar më shumë performancën e KESH-it. Mbyllja e procesit të privatizimit të këtij sektori është edhe një ndër premtimet e qeverisë demokrate. Në fund të muajit korrik mbyllet gara e ofertave dhe në fund të muajit gusht pritet të përfundojë kontrata e privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. OSSH-ja tashmë është regjistruar si shoqëri aksionere dhe operon si operator i pavarur nga KESH-i. Gjatë takimit të djeshëm me donatorët, ministri Ruli u ndal në objektivat që ka KESH për vitet 2008-2010, sipas planit të masave nr.8, në bazë të të cilit do të nisë nga puna dhe tregu i ri i energjisë, pas privatizimit edhe të Operatorit të Shpërndarjes, dhe ku një operator i ri publik do të luajë një rol kryesor në këtë treg. Gjithashtu, Ruli paraqiti programin e investimeve për sektorin elektroenergjetik deri në vitin 2013, si në sektorin e prodhimit, të transmetimit të energjisë, si dhe energjitë e rinovueshme. Sipas këtij programi, në përfundim të disa projekteve për prodhimin e energjisë elektrike, prodhimi në vend i saj do të rritet me 1000 MW energji më shumë.