Zbulohet i pari regjistrim i Himnit Shqiptar
• Zbulohet regjistrimi i parë i “Himnit Shqiptar”. Ndodhet në një pllakë gramafoni me ngjyrë të zezë, e cila i përket vitit 1923.
ANILA MEMA
Eshtë një regjistrim i vjetër, regjistrim origjinal, i rrallë që kërkon gramafon me xhiro të shpejta për t’u dëgjuar. “Himni Shqiptar” i bazuar mbi vargjet e Asdrenit, këndohet në duet nga tenori italian Guisepe Mauro dhe patrioti, muzikanti, e poeti nga Korça, Spiridhon Tasi Ilo. Dallueshëm dëgjohet zëri i tenorit arbëresh, që mundohet të shqiptojë sa më qartë fjalët shqipe. Pllaka, në të cilën është regjistruar ky himn është prodhuar nga shtëpia diskografike e parë shqiptare, “Albanian Phonograf Records”, pronar i së cilës ishte Ilo. Ky regjistrim i veçantë ndodhet në arkivin e Vangjo Ilos, të birit të muzikantit nga Korça. Në qendër ka një etiketë me ngjyrë të kuqe, ku shkruhet emri i shtëpisë diskografike, “The Spiridon rekord Co”, numri përkatës i regjistrimi E-3948, “Himni Shqiptar”, emrat e këngëtarëve si dhe “Record and Phonograf Albanian”. Mauro gjatë kohës së regjistrimit të këtij disku ishte ftuar në New York nga Metropolitan Opera për të interpretuar atje rolin e Otellos, nga opera me të njëjtin titull e Verdit. Por regjistrime të tilla sot vështirë t’i gjesh, megjithatë Vangjo Ilo në arkivin e tij ka edhe një tjetër pllakë të tillë, variant i të njëjtit vit, i regjistruar në të njëjtin shtëpi diskografike.
Tre regjistrimet e rralla
“Im atë ka regjistruar në atë kohë tre variante të “Himnit Shqiptar” në shtëpinë e parë diskografike që hapi në Amerikë për shqiptarët. Varianti i parë i përket vitit 1918, të cilin unë nuk e kam, ndërsa dy variantet e tjera të vitit 1923 i kam. Këto regjistrime ndryshojnë nga njëra-tjetra”, tregon Ilo. Janë regjistrime të cilat sipas tij, i ati, patrioti i shquar, pjesëtar i bandës “Vatra” i realizonte për përhapjen e shqiptarizmës, atdhedashurisë tek emigrantët shqiptarë. “Im atë në Amerikë ka kënduar, në shoqërinë “Kolumbia” dhe ka incizuar disa pllaka më vonë në vitin 1923, vit kur hapi edhe vetë diskografinë e parë shqiptare aty”, shprehet Vangjo. Sipas tij, i ati gjatë kësaj periudhe ka incizuar pllaka në të cilën kanë kënduar shokët e tij, këngë kryesisht patriotike, këngë të muzikës popullore, valle me fyell, etj. “Gjithsej janë 16 pllaka që im atë ka incizuar në atë kohë dhe qëllimi kryesor i tyre ishte përhapja e shqiptarizmës tek emigrantët, që ndodheshin larg familjeve të tyre dhe kjo ishte një mënyrë për t’i mbledhur dhe për t’i dëgjuar. Babai im i shiste këto pllaka, shiste dhe gramafonë, në të cilat emigrantët të kishin mundësi t’i dëgjonin. Pllakat kushtonin vetëm 50 cent”, kujton Vangjo Ilo.
Origjina e “Himnit të Flamurit”
Për herë të parë himni është kënduar në kishën e kolonisë shqiptare të Bukureshtit, e cila hapi dyert për besimtarët ortodoksë, emigrantë shqiptarë në nëntor të vitit 1907. Ndërkaq për të parën herë tekstin origjinal të “Himnit të Flamurit” të shkruar nga Asdreni me titullin “Betimi në Flamur”, e ndeshim në gazetën “Liri e Shqipërisë”, botim që mban datën 21 prill 1912. Në studimet e tij për “Himnin Shqiptar”, koleksionisti Shpëtim Sala tregon se, versioni më i besuar për ardhjen e këtij himni në Shqipëri i përket profesorit të muzikës në Liceun e Korçës, Sotir Kozmo. Sipas Salës, Kozmo ka pasur në vitet ’30 një korrespondencë të rregullt me Asdrenin. Dhe gjatë një shkrimi të tij të botuar në “Gazetën e Korçës”, 28 nëntor 1933, me titull “Muzika dhe 28 nëntori” profesori Sotir Kozmo shkruan se, për herë të parë “Hymni i Flamurit” i sotëm, i cili pat qenë i adoptuar që më 1909, u dërgua në atë kohë fshehurazi në atdheun e robëruar nga turqit, prej poetit Asdren, me anën e të ndierit Hil Mosi, që erdhi asi kohe në Korçë. Në vitin 1912 kur valoj flamuri shqiptar në Vlorë, në atë minutë, anëtarët e delegacionit me enthusiazmin që po i frymëzonte, bënë të buçasë lirisht “Hymni i flamurit”, i cili që atë ditë u përhap në gjithë vendet e atdheut. Dita e 28 nëntorit pra, do të mbetet edhe dita më e shënuar në historinë e muzikës shqiptare, pse për veç lirisë nacionale ajo pat krijuar edhe muzikën t’onë kombëtare”, shkruan Kozmo. Ndërkohë në vitin 1942, Lasgush Poradeci botoi në 14 numra të gazetës “Tomori”, artikullin “Himni Kombëtar i Flamurit të bashkuar dhe gjeneza e tij”, në të cilën ai thekson se, himni është hartuar pas shpalljes së kushtetutës turke, pra mbas 24 korrikut 1908. Lasgushi përshkruan sjelljen e himnit në Korçë, nga Hil Mosi dhe Tashko Ilo në vitin 1908. Ka shumë gjasa që fillimisht të jetë përhapur teksti i himnit dhe më vonë mbas shpalljes së pavarësisë edhe muzika e tij.
Përpjekjet për kompozime të reja
Pas vitit 1912 u bënë përpjekje për kompozimin e një himni të ri shqiptar. Dy vjet më vonë u kompozua një himn për Princ Vidin, me tekst të L. Ligorit. Ndërsa në vitin 1918, kompozitori i njohur shqiptar Thoma Nasi boton në Boston, Mass variantin e tij të “Himnit të Flamurit”. Në vitin 1923, shoqëria e parë diskografike shqiptare “Albanian Phonograf Records” regjistroi për herë të parë në pllaka gramafoni “Himnin e Flamurit”. Përpjekje u bënë edhe nga kompozitorë të huaj, si kompozitori Kosta Manojloviç me origjinë Kroate, i cili në vitin 1933 i dërgon Ministrisë sonë të Jashtme një kompozim të “Himnit të Flamurit”, me tekst të Pandi Papanastasi. Gjithashtu kompozitori Rikardo Faundono në vitin 1938 dërgon në Ministrinë e Arsimit një variant të “Himnit të Flamurit”. Por tekste për një himn të ri janë bërë edhe nga At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Fan Noli, Mihal Grameno, Hil Mosi etj.
Konkursi për himnin më 1922
Himni rumun i adaptuar nga Hil Mosi. Ai e mori kur kalonte nëpër Rumani dhe e çoi në Korçë në vitin 1908. Ishte kompozuar nga Ciprion Porumbesku nga Moldavia dhe teksti u përshtat në shqip nga Asdreni. Gjatë studimeve të Shpëtim Salës, mësojmë se përpjekja e parë zyrtare për ndryshimin e “Himnit të Flamurit” u bë në qershor të vitit 1922, me rastin e përkujtimit të 10-vjetorit të pavarësisë, Këshilli Ministror vendosi të bënte një himn të ri kombëtar, duke autorizuar për këtë Ministrinë e Arsimit. U shpall edhe një konkurs, për fituesin u caktuan 4 000 franga ari, ndërsa për vjershëtorin 1 000 franga ari. Qëllimi ishte të kompozohej një himn origjinal me vlera kombëtare. U vu edhe një çmim 2 00 franga ari për fituesin e në konkurs morën pjesë kompozitorë vendës e të huaj, mund të përmendim kompozimin e italianit E. A. Mazion, me tekst të B. Çelës, Luigj Files, Kristo Konos dhe Pjetër Dungut.