E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, nis eksporti i ferrokromit

• Nis eksporti i ferrokromit në vend. Albanian Chrome ACR ka filluar prodhimin e ferrokromit me karbon të lartë (FeCrHC) në uzinën e ferrokromit në Elbasan, pasi përmbylli një seri investimesh për rehabilitimin e furrnaltës së parë.

Dy furrnalta të tjera janë ndërkohë në proces rehabilitues. Alfred Vangjeli, drejtor i prodhimit të Albanian Chrome ACR në Elbasan, tha se “ACR ka filluar prodhimin e ferrokromit me karbon të lartë (FeCrHC) në fillim të muajit mars. Pas tri javësh nga fillimi i procesit të ngrohjes së furrnaltës, ACR arriti kapacitetin e planifikuar të prodhimit. Aktualisht furrnalta po punon me kapacitet të plotë”.
Ndërkohë 1000 tonelatat e para të ferrokromit me karbon të lartë (FeCrHC) u prodhuan në muajin mars. Produkti final u eksportua përmes Durrësit drejt tregut evropian. Më se 140 punonjës që punonin në uzinë rifilluan nga puna. Gjatë vitit të fundit, ndërsa uzina ishte e ndalur, të gjithë punonjësit u paguan me 50% të pagës. Uzina e ferrokromit në Elbasan, e pajisur me dy furrnalta, u ndërtua në nëntor 1989. Furrnalta e tretë u ndërtua në vitin 1993, por ajo punoi vetëm për një muaj e gjysmë, duke mbetur e ndalur për pjesën tjetër të kohës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›