E Shtunë, 31 Tetor 2026

Facebook vendos butonin “përkthe”

Sipas thashethemesh të brendshme të rrjetit social më të famshëm në botë, programuesit janë duke punuar mbi një buton të përkthimit të gjuhëve të ndryshme. Me sa duket, Facebook po tenton të shemb barrierën e gjuhëve të huaja.

Facebook së shpejti do të sjell një buton, i cili do të përkthej menjëherë komentet dhe mesazhet e dërguara në gjuhë të ndryshme. Burime të brendshme të kompanisë, të cilët kanë dëshiruar të mbeten anonim, kanë treguar se opsioni i ri është duke u testuar në gjuhët Spanjisht, Frëngjisht dhe në atë Kineze. Por ky është vetëm fillimi.

Përfitimi nga një opsion i tillë është më se i kuptueshëm; njerëzit me të cilët më parë ishte e pamundur të bashkëbisedohej tashmë do të afrohen më tepër me ne. Me opsionin e ri parashikohet një zgjerim gjigant i rretheve shoqërore, gjithashtu edhe të vetë Facebook.

Ende nuk është bërë e ditur se si do të veprohet në lidhje me privatësinë: Nëse dikush do të komunikoj informacione personale, për shembull me familjen në një gjuhë që miqtë nuk duhet ta kuptojnë. Për këtë, ende nuk është arritur të merret një deklaratë nga kompania.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›