E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia nuk rritet duke punuar më tepër

Fareed Zakaria, ish-drejtor i Newsweek International, tregon në një artikull për CNN se pushimet nuk dëmtojnë ekonominë e një vendi dhe anasjelltë, pushime më të shkurtra nuk garantojnë asnjë rritje për një shtet.

Zakaria krahason numrin e ditëve të pushimeve që i takon punëtorëve amerikanë me ato të punëtorëve të shteteve europiane dhe të shteteve në zhvillim. Sipas organizatës botërore të turizmit Italia është shteti me më tepër pushime të paguara për punëtorët e saj, 42 ditë në vit, më pas vjen Franca me 37, Gjermania me 35, Brazili me 34, Britania e madhe me “8, Kanadaja me 26 dhe në fund Korea e Jugut dhe Japonia me 25. SHBA është në vendet e fundit të listës me vetëm 13 ditë pushime të paguara në vit.

Zakaria shpjegon se është një besim i zakonshëm që orët e dedikuara për punë bëjnë fituese ekonomin amerikane: “Përgjigja që japin të gjithë është se puna e tepërt e bënë ekonomin amerikane të fortë. Amerika ka një sistem të shfrenuar, ndërton shkatërron dhe rindërton, gjithcka me një shpejtësi të lartë. Ka shpikur revolucionin e informatikës, Silicon Valley-n, bioteknologjinë, nanoteknologjinë e kështu me radhë. Nuk ka kohë për tu vërdallisur plazheve.”

Në realitet, sipas Zakaria-s, nuk është e mundur që dy javët e kaluara në zyrë dhe jo në plazh të bëjnë një ndryshim kaq të madh në ecurinë ekonomike të vendit. Sipas të dhënave, Francezët përdorin 89% të ditëve të tyre të pushimit, Gjermanët 75% dhe Indonezianët, që gjenden në mes të bumit ekonomik, përdorin 70%. SHBA përdor vetëm 57% të ditëve të pushimit.

Zakaria përfundon me: “Historikisht rritja e Amerikës është incentivuar nga investimet, shkollimi, produktiviteti, inovacioni dhe emigracioni. E vetmja gjë që duket se nuk influencon aspak ekonomin është orari i zgjatur i punës. Duhet ditur që edhe në vitet 70 punohej tepër dhe të gjithë e njohim historinë.”

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›