Marrëveshje me TIA për anti-korrupsionin
Ambasadori gjerman, Bernd Borchardt dhe drejtoresha e "Transparency International Albania", zonja Mariana Papa, do të nënshkruajnë sot një marrëveshje bashkëpunimi. Sipas njoftimit zyrtar, falë kësaj do mundësohet që "Transparency International" të fillojë projektin për zhvillimin e një sistemi të strukturuar monitorimi anti-korrupsion për Shqipërinë. Ceremonia e përcaktuar për këtë rast pritet të zhvillohet në orën 10:00 në ambientet e Ambasadës së Gjermanisë në kryeqytetin shqiptar.