E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE hap tenderin për zonat e reja minerare

TIRANE- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës hap sot procedurat e para konkurruese për dhënien e së drejtës të aplikimit për leje minerare.

Zyra e shtypit e METE bëri të ditur se me këtë procedurë është realizuar konkurrimi për 6 zona minerare dhe është vërejtur interes nga kompani të ndryshme minerare të vendit dhe të huaja.

Në vazhdim, METE sot do të shpallë dhe 30 zona të reja për konkurrim, duke e çuar numrin e zonave të shpallura në 66, nga 151 zona konkurruese të parashikuara në planin vjetor. Me këtë ritëm, ministria e Ekonomisë parashikon që brenda javës së ardhshme të shpallen për konkurrim të gjitha zonat e miratuara në planin vjetor minerar.

Në websitin e METE është e publikuar e gjithë paketa e re ligjore për sektorin minerar dhe gjithashtu janë të publikuara të gjitha zonat e reja minerare, për të cilat do të konkurrohet deri në fund të vitit 2011.

METE është e bindur se publikimi dhe transparenca e këtij procesi do të nxisin të gjithë aktorët e interesuar në sektorin minerar për të marrë pjesë në konkurrim.
(s.g/atsh/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›